Fillimi EkonomiFord tërheq rreth 1.9 milion makina për t’ua nderruar airbegët

Ford tërheq rreth 1.9 milion makina për t’ua nderruar airbegët

nga Shekulli Agency

for-6555Ford ka paralajmëruar tërheqjen e rreth 1.9 milion automjeteve në Amerikën e Veriut për të zëvendësuar airbegët e pa rregullt në anën e bashkë-shoferit të prodhuesit japonez Takata.

Kjo është vetëm një pjesë e tërheqjes ndërkombëtare për airbegët Takata, e cila tashmë është tërheqja më e madhe në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Disa airbegë të Takata-s mund të fryhen më shumë se ç’duhet dhe të shkaktojnë shpërthimin e saj, gjegjësisht shpërndarjen e “copëzave” në automjet. Deri më tani janë regjistruar të paktën 11 të vdekur të shkaktuara nga ky problem.

Tërheqja e Ford ka të bëjë me automjetet e mëposhtme: Ford Edge (2007-2010), Ford Fusion (2006-2011), Ford Mustang (2005-2011), Ford Ranger (2007-2011) Lincoln MKX (2007-2010), Lincoln MKZ (2006-2011), Zephyr (2006 -2011) dhe Mercury Milano (2006-2011).

Ford theksoi se do të njoftojë konsumatorët me kohë se kur mund të bëjnë zëvendësimin e airbegëve pa pagesë.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies