Instituti i Statistikave të Turqisë deklaroi të dhënat në lidhje me Prodhimin e Brendshëm Bruto për çerekun e dytë të vitit, përkatësisht për muajsh prill, maj, qershor.
Sipas kësaj, Prodhimi i Brendshëm Bruto me mënyrën e prodhimit, krahasuar me të një periudhë të vitit të kaluar, me një rritje prej 3,1% ka arritur në 33 miliardë e 61 milion lira (afërsisht 10 miliardë euro), kurse me çmimet e deficitit është rritu 9% duke arritur në 525 miliardë e 932 milionë lira (165 miliardë euro).
Instituti i Statistikave të Turqisë e rishikoi rritjen ekonomike në çerekun e dytë të vitin nga 4,8% në 4,7 %.
Pritshmëritë e ekonomistëve që morën pjesë në “Anketën e Pritshmërisë së Rritjes” së ‘AA Finans’ për tre muajt e dytë të vitit, kishin qenë për një rritje me 3,3%.
Vitin e kaluar rritja e ekonomisë së Turqisë ishte realizuar në 4% kurse në çerekun e parë të vitit u rrit me 4,7%.