Politikë
Erdogan: “Pavarësia dhe integriteti territorial i Kosovës janë të padiskutueshme”
Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan deklaroi se “Pavarësia, integriteti territorial dhe sovraniteti i Kosovës janë të padiskutueshme”.
Presidenti Erdogan dhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi kanë mbajtur konferencë të përbashkët për media, pas takimit që u zhvillua në rezidencën presidenciale kokë më kokë dhe mes delegacioneve.
Erdogan theksoi se me Kosovën kanë lidhje të thella historike dhe kulturore dhe se Kosova ka vend të veçantë në mesin e popullit të Turqisë. Siç tha Erdogan, Turqia është shteti i cili pas pavarësisë, ka mbështetur Kosovën në çdo fushë dhe i ka konsideruar çështjet e saj si çështje të veta.
Ai rikujtoi se përmes TIKA-s, Drejtorisë së Turqve Jashtë Vendit dhe Komuniteteve Mike (YTB), Institutit Junus Emre, komunave, universiteteve dhe organizatave të shoqërisë civile, gjithnjë kanë qenë në anën e kosovarëve, duke shtuar se edhe përmes ushtarëve në kuadër të forcave të NATO-s kanë ofruar dhe do të vazhdojnë të ofrojnë mbështetje për sigurinë e Kosovës.
“Pavarësia dhe integriteti territorial i Kosovës janë të padiskutueshme”
Duke theksuar se si rezultat i përpjekjeve të përbashkëta sot Kosova është partner i besueshëm i komunitetit ndërkombëtar dhe siguri për stabilitetin në rajon, Erdogan tha se “Pavarësia, integriteti territorial dhe sovraniteti i Kosovës janë të padiskutueshme”.
Erdogan rikutjoi se deri më tani Kosovën e kanë njohur 113 shtete dhe shtoi se janë duke vazhduar përpjekjet e tyre para shteteve relevante për rritjen e kësaj shifre.
“FETO paraqet rrezik të madh për të gjitha shtetet ku zhvillon veprimtari”
Presidenti i Turqisë Erdogan njoftoi se gjatë takimit me homologun e tij Thaçi dhe takimin mes delegacioneve kishin rastin të diskutonin në lidhje me atë se çfarë mund të bëhet në sferën politike, ushtarake, tregtare dhe ekonomike. Erdogan më tej vazhdoi:
“Folëm për tentativën tradhtare për grusht shteti, luftën kundër FETO-s dhe pritjet tona në këtë luftë nga shtetet mike. Siç e dini, fatkeqësisht Kosova është vendi ku organizata terroriste FETO ka rrjetin më të dendur të organizimit në Ballkan. Edhe njëherë, dua të theksoj se kopetë terroriste si FETO, PKK, YPG, DHKP-C ve DEASH nuk kanë aspak dallim për ne. Luftën kundër këtyre po e vazhdojmë dhe do ta vazhdojmë si brenda vendit, ashtu edhe jashtë. Pa dyshim që në kuadër të ligjit do të kërkojmë llogari për vrasjet dhe gjakun e derdhur të njerëzve të pafajshëm. Kudo që të ikin, ne asnjëherë nuk do të pushojmë së ndjekuri krerët dhe militantët e organizatave terroriste, sepse çdo tradhtar është tradhtar në çdo vend dhe terroristi është terrorist në çdo vend. FETO nuk paraqet rrezik të madh vetëm për Turqinë, por për të gjitha shtetet ku zhvillon veprimtari. 15 Korriku dhe ngarjet pas saj e treguan qartazi këtë të vërtetë”.
“Të mos brengosen aspak vëllezërit tanë kosovarë”
Duke uruar që të përfundojë procesi i largimit të fëmijëve dhe gjeneratave të reja nga duart e strukturës së FETO-s, Erdogan u shpreh: “Besoj që edhe vëllezërit tanë nga Kosova do të tregojnë ndjeshmërinë e duhur. Vëllezërit tanë kosovarë të mos brengosen aspak nga kjo. Përmes Fondacionit Maarif dhe së bashku me bashkëpunëtorët në Kosovë, plan-programet aktuale dhe botëkuptimi aktual i procesit arsimor mund të bëhet më cilësor”.
Presidenti i Turqisë Erdogan tha se ndihet i gëzuar nga hapat e Kosovës në rrugën e integrimeve euroatlantike dhe se mbështesin procesin e dialogut Prishtinë-Beograd, duke shtuar se deri më tani kanë dhënë çdo përpjekje të mundshme për zhvillimin e Kosovës.
Ai bëri të ditur se gjithnjë i motivon biznesmenët të investojnë në Kosovë. Sipas presidentit Erdogan, vlera e investimeve turke në Kosovë ka arritur në 350 milionë dollarë.
Sipas tij, sipërmarrësit turk zhvillojnë veprimtari në shumë fusha dhe se këto kompani kanë punësuar 10 mijë kosovarë.
Erdogan tha se vëllimi i tregtisë dypalëshe ka arritur vlerën prej 221 milionë dollarëve në dhjetë muajt e parë të vitit 2016. “Këtë shifër nuk e shohim si të mjaftueshme dhe jemi të vendosur ta rrisim edhe më lartë. Procesi i miratimit të marrëveshjes për tregti të lirë të cilën e nënshkruam në vitin 2013, u plotësua në Turqi vitin e kaluar. Me homologun tim të nderuar diskutuam dhe ramë dakord rreth përfundimit të procesit të miratimit edhe në Kosovë. Me theks të veçantë biseduam për këtë marrëveshje e cila do të jetë pikë kthese për qëllimet tona në fushën e tregtisë. Shpresoj që shumë shpejt t’i shohim rezultatet”, theksoi Erdogan.
Siç tha Erdogan, komuniteti turk në Kosovë dhe qytetarët me prejardhje kosovare në Turqi kanë detyrën e një ure midis dy shteteve. “Në të njëjtën mënyrë, vëllezërit shqiptarë në Kosovë dhe vëllezërit shqiptarë në Turqi kanë detyrën e një ure”, tha Erdoğan, për të shtuar më tej ky solidarizim reciprok duhet forcuar dhe vazhduar edhe më tej.
Erdogan më tej theksoi se viti 2016 është shpallur viti i Kosovës nga YTB. Ai theksoi se ajo ka organizuar shumë aktivitete kulturore që kanë shtuar afërsinë dhe solidarizimin mes dy shoqërive. “Besoj që ky proces të kurorëzohet me vizitën e presidentit të nderuar dhe mendoj se ky takim zyrtar dhe takimet që zhvilluam do ta forcojnë edhe më tepër vëllazërinë tonë”.
Erdogan falënderoi Thaçin dhe delegacionin e tij për vizitën dhe uroi që ajo të sjellë dobi për dy shtetet.
Thaçi: Asaj që Turqia i thotë terroriste, edhe ne i themi terroriste…
Njëlloj sikur Brexit, çështje tjetër që lëkundi imazhin e BE-së ishte edhe politika në lidhje me refugjatët. Më 16 janar, Austria mbylli kufirin e saj me Slloveninë dhe Hungarinë
Viti 2016 për Bashkimin Evropian (BE) ishte vit kur përmes Brexit-it u vë në pikëpyetje e ardhmja e tij, vit kur u sprovua “shoqërimi” i tij me Ukrainën, vit kur ngeli pa ndikim në Siri, vit kur anëtarët e tij “u rebeluan” dhe vit i ngritjes së partive populiste anti-Bruksel.
Ky vit veçanërisht kaloi i tendosur për shkak të debateve në lidhje me Brexit-in. Kryeministri i atëhershëm britanik, David Cameron, në Samitin e Liderëve të BE-së që u mbajt në muajin shkurt tha se ka arritur marrëveshjen e nevojshme për të ngelur në BE dhe se në referendum do të zhvillonte fushatën në këtë drejtim.
Megjithatë, në referendumin më 23 qershor, qytetarët e Britanisë votuan në favor të shkëputjes nga BE-ja. Shteti më i fuqishëm i Unionit, Gjermania, vendimin e Brexit, që kishte kuptimin e një triumfi të së djathtës ekstreme, e cilësoi se “plagë e thellë”. Përderisa për herë të parë një shtet mori vendimin për ndarje nga Unioni, në të njëjtën kohë filloi të vihet në pikëpyetje e ardhmja e BE-së.
Kriza e refugjatëve
Njëlloj sikur Brexit, çështje tjetër që lëkundi imazhin e BE-së ishte edhe politika në lidhje me refugjatët. Më 16 janar, Austria mbylli kufirin e saj me Slloveninë dhe Hungarinë. Më pas, Austrinë e ndoqën edhe shtetet e Ballkanit.
Megjithëse në saj të marrëveshjes me Turqinë kalimet në Greqi u zvogëluan, kalimet në Itali përmes Mesdheut shënuan rritje. Kjo rritje në të njëjtën kohë solli me vete 4.500 viktima që humbën jetën në Mesdhe, e cila është rrugë më e rrezikshme.
Derisa disa shtete shpalosën qëndrimin e tyre kundër pranimit të refugjatëve, BE-ja u drejtua drejt një marrëveshjeje me Afganistanin dhe disa shteteve të Afrikës që parashihte mbështetje financiare, në mënyrë që të mund t’i kthente migrantët ilegalë. Nga ana tjetër, BE-ja dështoi në zbatimin e detyrimeve të marrëveshjes së 18 marsit të arritur me Turqinë. Ndërsa BE-ja vazhdimisht ngrit zërin për të drejtat e njeriut, qëndrimi i saj kundrejt refugjatëve vuri në pikëpyetje vlerat e saj.
U mjaftua vetëm “duke dënuar” në lidhje me Sirinë
Ndërkohë, lufta në Siri tregoi përmasat e ndikimit të BE-së. Veprimet e BE-së, të cilat përveç tryezave nuk u gjendën në praktikë, ngelën të kufizuara vetëm me deklarata dënimi. Sanksionet e mundshme të saj kundrejt Rusisë për rolin e saj në Siri, u bllokuan nga vetoja italiane.
Presidenti francez François Hollande, në fjalën e tij gjatë samitit të fundit të liderëve në këtë vit, aludoi në paaftësinë e BE-së duke u shprehur: “Në qoftë se 28 shtete nuk mund të arrijnë marrëveshje për një problem të këtillë dhe në qoftë se nuk mund ta dënojnë një masakër, atëherë pse kemi një union prej 28 shtetesh”. Derisa me deklaratën finale të samitit të liderëve dënoheshin regjimi sirian, Rusia dhe Irani, Turqia arriti marrëveshje për evakuimin e civilëve nga Halepi.
Frika nga sulmet terroriste
Edhe terrori u bë shkak i ngjeshjes së axhendës së BE-së në vitin 2016. Organizata terroriste DEASH, e cila vitin e kaluar realizoi sulmet në Paris, më 22 mars goditi Brukselin me bomba, ndërsa më 14 korrik qytetin francez të Nicës përmes një kamioni i cili u fut midis një turme. Në këto dy sulme, jetën humbën afër 120 persona, ndërkohë që kohë pas kohe në Gjermani, Francë dhe Bruksel u organizuan sulme me thika që synuan policinë apo qytetarët.
Për efikasitet më të madh, Brukseli ndryshoi dokumentin kornizë për luftën kundër terrorizmit. Megjithatë, ky hap nuk prodhoi zgjidhje. Më 19 dhjetor, në kryeqytetin gjerman, Berlin, u organizua sulm me kamion ndaj turmës një treg të Krishtlindjeve. Si pasojë e këtij sulmi që sërish u mor përsipër nga DEASH-i, jetën humbën 12 persona.
Shqëtisimet nga fitorja e Trump
Fitorja e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në SHBA, i cili mbronte mendimin se Evropa duhet të rrisë shpenzimet për mbrojtje dhe ishte kundër marrëveshjeve tregtare me Evropën, hapi rrugën për merakosje në Bruksel. Planet e tij Brukseli i kishte ndërtuar duke u mbështetur në fitoren e Hillary Clinton-it, ndërkohë që menjëherë pas qartësimit të rezultateve, përmes një deklarate të përbashkët, Trump u ftua në samitin e liderëve.
Disa ditë pas zgjedhjeve, më 13 nëntor, ministrat e Jashtëm të BE-së u mblodhën në një drekë të përbashkët pune për të diskutuar në lidhje me efektet e fitores së Donald Trump. “Na merr në konsideratë!”, ishte mesazhi që iu dërgua Trumpit, ndërkohë që Trump ende nuk është takuar as me Juncker, as me Tusk.
Aneksim, luftë e brendshme, vdekje: Çmimi i besimit në BE-në
Nga ana tjetër, Marrëveshja e Partneritetit për Ukrainën vuri në pikëpyetje “çmimin që duhet paguar për besimin në BE-në”. Incidentet që filluan me kundërshtimin e marrëveshjes së presidentit të atëhershëm Viktor Janukoviç me BE-në më 21 nëntor të vitit 2013, hapën rrugën për luftën që ende vazhdon në lindje të vendit, aneksimin e Krimesë dhe vdekjen e 9.758 personave.
Në vazhdën e kësaj, në referendumin që u mbajt në Holandë më 6 prill, Marrëveshja e Partneritetit BE-Ukrainë u refuzua me shumicë absolute, njëlloj siç kishin dëshiruar partitë populiste. Ndërkaq, në samitin e fundit të vitit, liderët e BE-së sollën kufizime në Marrëveshjen e Partneritetit BE-Ukrainë për shkak të kundërshtimit në Holandë.
Edhe krahas të gjitha këtyre kufizimeve, a do të zbatohet marrëveshja ose jo ngelet të qartësohet me miratimin e Parlamentit të Holandës. Përderisa qeveria e Ukrainës përjetoi dëshpërim, Marrëveshja e boshatisur e Partneritetit u bë “certifikata e shoqërimit” me Brukselin.
Gjithashtu, fakti që Brukseli ende nuk ka hequr vizat për qytetarët e Ukrainës dhe Gjeorgjisë edhe krahas përmbushjes së kritereve, hapi debatet në lidhje me atë se sa BE-ja u ngelet besnik premtimeve.
Mposhtja në Moldavi
Me triumfin e pro-rusit Igor Dodon, kryetarit të Partisë Socialiste, në zgjedhjet që u mbajtën në ish-republikën sovjetike të Moldavisë, BE-ja e përballur me probleme besueshmërie dhe lëkundje të imazhit, mori goditje në përpjekjet e saj kundër Moskës. Ulja e flamurit të BE-së nga Dodon para Presidencës në ditët e fundit të vitit, ishte tregues i thyerjes së ndikueshmërisë së Brukselit.
Shtet tjetër ku u forcua efekti Moldavi kundër Brukselit ishte Bullgaria. Në zgjedhjet presidenciale më 6 nëntor, fitues doli pro-rusi Rumen Radev, ish-komandant i Forcave Ajrore. Kryeministri Bojko Borisov, i cili mbështeti kundërshtarin e Radevit në zgjedhje, dha dorëheqje pas shpalljes së rezultateve, ndërkohë që temë debati u bënë politikat e mundshme që do t’i ndiqte presidenti i ri.
Në Itali u refuzuan “politikat pro-BE”
Kryeministri i Italisë, Mateo Renzi, u detyrua të japë dorëheqje pas humbjes në referendumin për ndryshime kushtetuese që u mbajt më 5 dhjetor. Refuzimi në referendum u cilësua “refuzim ndaj politikave pro-BE” të Renzit, ndërkohë që Lëvizja ‘5 Yje’, parti euroskeptike, shënoi ngritje. Në rast se pas zgjedhjeve që do të mbahen në pushtet vjen Lëvizja ‘5 Yje’, e cila është në favor të daljes nga eurozona, Italinë e pret ndryshim i madh në politikat e BE-së. Paqartësia e cila vazhdon ka ngritur shqetësime për thellim të krizës në sektorin bankar.
Forcimi i së djathtës ekstreme në Austri
Në zgjedhjet që u mbajtën në Austri më 22 maj, kandidati djathtist ekstrem Norbert Hofer nga Partia e Lirisë e Austrisë (FPÖ) humbi me diferencë të vogël. Pas ankesave, zgjedhjet u përsëritën më 4 dhjetor, kurse fitues kësaj radhe doli kandidati i pavarur i së majtës Alexander Van der Bellen, gjë që zvogëloi shqetësimet e Brukselit. Megjithë këtë, shqetësime ka shkaktuar fakti që FPÖ ende ngelet partia më e fuqishme.
Anëtarët e BE-së u revoltuan ndaj BE-së
Në vitin 2016, shtetet që njihen si V4, Çekia, Hungaria, Polonia dhe Sllovakia, u revoltuan ndaj Brukselit, pasi kjo e fundit e bëri të detyrueshme pranimin e refugjatëve nga shtetet anëtare. Shtetet V4, të cilët morën emrin nga qyteza hungareze ku u mbajt takimi i parë, Visegrad, njoftuan se nuk do të pranonin refugjatë, duke i detyruar BE-në dhe anëtarët e tjerë të bëjnë ndryshime të politikave.
Nga këto shtete, vëmendje më të madhe tërhoqi Hungaria. Kryeministri hungarez Victor Orban tërhoqi reagime si përmes deklaratave kundër refugjatëve, njashtu edhe me referendumin për mospranimin e refugjatëve, ndërsa shpesh u akuzua për “tendenca autokratike”. Ndërka, Jean Asselborn, ministri i jashtëm i Luksembuergut i cili kritikoi ashpër qeverinë Orban, bëri thirrje për largimin e Hungarisë nga BE-ja.
Polonisë iu dha afat prej dy muajsh
Vend tjetër me të cilin Brukseli kishte probleme ishte Polonia. Me arsyetimin për mospërputhje me parimet e sundimit të ligjit, Komisioni Evropian i dha Polonisë afat prej dy muajsh për ta tërhequr amandamentin në lidhje me procedurat e gjymikit në Gjykatën Kushtetuese. Ndërkohë, Polonia ende nuk ka marrë në konsideratë Brukselin dhe nuk ka hedhur hap në këtë drejtim.
Valonia kundër 28 anëtarëve
Marrëveshja CETA për tregti të lirë midis BE-së dhe Kanadasë, arriti të nënshkruhet vetëm pas përpjekjeve të shumta për shkak të kundërshtimit të rajonit Valonia. Mundësia për veto e rajonit belg Valonia me popullsi prej 3.5 milionë banorësh ndaj një marrëveshjeje të këtillë, vuri në pikëpyetje mekanizmat vendimmarrës të BE-së.
Ndërkaq, ende vazhdon paqartësia rreth të ardhmes së Partneritet Transatlantik për Tregti dhe Investim që kërkohet të arrihet me SHBA-të. Gjersa Brukseli është në favor të marrëveshjes, nuk pritet që ajo ta ketë mbështetjen e Donald Trump, i cili do t’ia fillojë detyrës më 20 janar.
BDI bën hesape qeveritare jo vetë me deputetët e Aleancës, por edhe me deputetët e PDSH-së
Është e pamundur të merren informacione nga PDSH lidhur me kombinimet paszgjedhore për formimin e qeverisë. Nuk ka përgjigje nëse PDSH e sheh veten në shoqëri me Ahmetin, Selën, Memedin dhe Ostrenin kur bëhet fjalë për platformë të përbashkët të shqiptarëve në prag të negociatave për qeveri të re, shkruan Dnevnik.
Nga numri i partive që do të mbështesin platformën, varen edhe kombinimet për qeverinë e re.
Sipas BDI, opsioni më optimal është që në negociata me partnerin maqedonas blloku shqiptar të paraqitet me 15 mandate deputetësh, respektivisht paraqitje të përbashkët të BDI-së me 10 deputetë, plus tre deputetë të Aleancës së Shqiptarëve dhe dy mandate të PDSH-së.
/Gazeta Lajm/
Putin: “Ne do të përpiqemi edhe më shumë për të zhvilluar marrëdhëniet me Turqinë”
Putin bëri deklarata të rëndësishme në lidhje me Turqinë në konferencën e madhe për shtyp të fundvitit
Putin ripërsëriti se sulmi ku humbi jetën ambasadori rus në Ankara Andrey Karlov nuk do të dëmtojë marrëdhëniet me Turqinë.
Putin bëri deklarata të rëndësishme në lidhje me Turqinë në konferencën e madhe për shtyp të fundvitit.
Duke bërë të ditur se atentati kundër ambasadorit Karlov në Ankara ditën e hënë kishte në objektivë marrëdhëniet turko-ruse, lideri rus tha: “Ky atentat nuk do të dëmtojë marrëdhëniet me Turqinë. Ne do të përpiqemi edhe më shumë për të zhvilluar marrëdhëniet me Turqinë. Pas stanjacionit të përjetuar në marrëdhëniet tona kemi arritur të gjejmë një platformë të përbashkët për të ecur edhe më përpara”.
“Më përpara i shihja me dyshim deklaratat ku thuhej se qëllimi i atyre që dhanë urdhrin për të rrëzuar avionin rus (24 nëntor 2015) ishin të dëmtonin marrëdhëniet Rusi-Turqi. Po ndërroj mendimin se prapa urdhrit për rrëzimin e avionit qëndronte udhëheqja turke” tha Kryetari i Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin.
Jini të sigurtë se populli i Turqisë i cili me jetë mbrojti lirinë dhe ardhmërinë e vendit më 15 korrik, sërish da ta mbrojë çdo kë që jep përpjekje për ta ndërtuar ardhmërinë, tha Erdogan
Në skelën e terminalit lundrues të Etki Liman në qarkun Aliağa të Izmirit në Turqi, me një ceremoni u bë inagurimi i depos së parë lundruese për LNG (gazit të lëngëzuar) dhe njësia e rigazifikimit (FSRU) dhe investimeve për rritjen e kapacitetit të magazinimit të Egega.
Në fjalën e tij gjatë ceremonisë, presidenti Erdogan tha: “Po ta shikoni, të gjitha sulmet që janë rritur viteve të fundit gjithnjë synojnë zbehjen e klimës së stabilitetit dhe sigurisë. Ne asnjëherë nuk kemi rënë dhe nuk do të jemi viktima të lojërave që kanë për qëllim ta largojnë energjinë dhe fokusin e Turqisë nga zhvillimi, ngritja dhe investimet dhe ta shpiejnë atë drejtë ditëve joproduktive, brengave të sigurisë dhe drejt pasigurisë. Ne i kemi deshifruar këto lojëra”.
“El-Bab është gati të rregullohet”
“Jini të sigurtë se populli i Turqisë i cili me jetë mbrojti lirinë dhe ardhmërinë e vendit më 15 korrik, sërish da ta mbrojë çdo kë që jep përpjekje për ta ndërtuar ardhmërinë dhe çdo kë që rrezikon”, vazhdoi presidenti Erdogan.
Më tej, Erdogan theksoi:
“Kur në Kilis bie bombë, thonë se ku është qeveria dhe ku është shteti. Ndërkaq, kur ndiqen ata që hedhin bombë në Kilis, thonë ‘Vallë, ne do ta shpëtojmë botën’. Sa njerëz naivë që janë. Natyrisht që do të shkojmë. Ne nuk e dhamë kot deklaratën për ‘zonë të siguruar të pastruar nga terrori’. Megjithatë, ata nuk e kuptuan këtë gjë. Ne thamë se terrorin do ta luftojmë jo vetëm në shtetin tonë, por edhe atje. Ja, pra, tani El-Bab është gati të rregullohet dhe forcat tona të armatosura së bashku me Ushtrinë e Lirë Siriane po e rregullojnë atë vend”.
“Ata që na prekin, le të bëjnë mirë llogari, sepse do të marrin leksionin”
Presidenti Erdogan po ashtu iu drejtua qytetarëve edhe në ceremoninë e inagurimit në Tire.
Në lidhje me operacionin “Mburoja e Eufratit”, ai u shpreh se: “Ata që na prekin, le të bëjnë mirë llogari, sepse do ta marrin leksionin. Jemi të vetëdijshëm se përjetojmë dhimbje, mirëpo edhe atyre do t’ua japin atë që meritojnë”.
“Thonë që kjo punë duhet të ketë anën diplomatike. Kush u thotë se nuk e ka? Në këtë drejtim, ne jemi duke punuar së bashku me forcat e koalicionit. Në të njëjtën mënyrë edhe me Rusinë dhe Iranin; ne po e bëjmë edhe këtë duke u takuar me këta. Ngjashëm takohemi dhe i vazhdojmë këto punime edhe me Arabinë Saudite dhe Katarin. Askush të mos na japë leksion diplomacie. Ne e dimë mirë leksionin tonë. Edhe tani e tutje do ta vazhdojmë rrugën tonë me vendosmëri të njëjtë”, tha Erdogan.
Në ceremoninë e hapjes e cila filloi me lexim nga Kur’ani, morën pjesë presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan, kryeministri Binali Yıldırım, zv/kryemnistri Mehmet Şimsek, ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore Berat Albayrak, ministri i Ekonomisë Nihat Zeybekci, zv/kryetari i përgjithshëm i AK Partisë Cevdet Yılmaz, kryetari i Këshillit Rregullator të Tregut Energjetik (EPDK) Mustafa Yılmaz, kryetari i përgjithshëm i Shoqatës së Industrialistëve dhe Biznesmenëve të Pavarur (MÜSİAD) Nail Olpak, zyrtarë të kompanive, përfaqësues të sektorit energjetik, si dhe prefekti i Izmirit Erol Ayyıldız, kryebashkiaku i Izmirit, Aziz Kocaoglu dhe të ftuar të tjerë.
Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, i cili ndodhet në Turqi për vizitë zyrtare, i ftuar nga Presidenti Recep Tayyip Erdogan, ka vizituar prefekturën e Stambollit.
Presidenti Nishani është pritur në hyrje të prefekturës nga prefekti i Stambollit, Vasip Sahin.
Pasi ka nënshkruar në librin e nderit, Presidenti Nishani ka patur një takim me prefektin Sahin.
Kujtojmë se dje Presidenti i Shqipërisë, u takua me drejtuesit më të lartë të Turqisë, si me Presidentin Recep Tayyip Erdogan, Kryeministrin Binali Yıldırım dhe kreun e Parlamentit Ismail Kahraman.
Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani i cili zhvillon një vizitë zyrtare në Turqi e ka nisur axhendën e takimeve me Kryetarin e Parlamentit të Madh të Turqisë (TBMM), Ismail Kahraman.
Kryetari Kahraman e ka pritur në hyrjen e godinës Presidentin Nishani, ndërkohë takimi është zhvilluar në ambientet e Kryesisë së TBMM-së.
Kahraman i tregoi Presidentit Nishani dhe delegacionit që e shoqëronte ambientet e bombarduara gjatë tentativës së FETÖ-s për grusht shteti, të ndodhur më 15 korrik. Pas vizitës së vendeve të dëmtuara nga këto bombardime delegacioni vizitoi edhe sallën e Parlamentit.
Gjatë vizitës së tij zyrtare në Turqi Presidenti Nishani do të takohet sot me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Ai do të pritet me një ceremoni zyrtare nga Presidenti Erdogan. Pas takimit kokë më kokë pritet të ketë një ceremoni për firmosjen e marrëveshjeve mes dy vendeve. Më pas dy homologët do të mbajnë një konferencë të përbashkët për mediat.
Nga ana tjetër Presidenti Nishani gjatë kësaj vizite pritet të ketë takime me diasporën shqiptare në Turqi, si dhe do të mbajë një leksion të hapur në Universitetin e Stambollit.
Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov tha se Turqia, Rusia dhe Irani kanë bërë një deklaratë të përbashkët ku janë përcaktuar hapat që do të kryejnë për të gjetur një zgjidhje për krizën në Siri,
Bashkëpunimi Turqi-Rusi-Iran mundësoi evakuimin e civilëve nga Halepi
“Mendoj se evakuimet do të përfundojnë brenda një apo dy ditësh. Kjo situatë ka treguar se formati trepalësh ka qenë efektiv”, tha Lavrov.
Çavusoglu: Turqia mbështet integritetin territorial të Sirisë
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavusoglu, tha se Turqia mbështet unitetin kombëtar dhe integritetin territorial të Sirisë dhe të gjithë fqinjëve dhe se kategorikisht janë kundër ndaj një ndarjeje.
“Mallkojmë edhe njëherë këtë sulm të pabesë dhe e dënojmë ashpër” është shprehur Çavusoglu, duke përcjellë ngushëllimet për qeverinë dhe popullin rus për shkak të vrasjes së ambasadorit Karlov.
Duke vënë në dukje se në takim kanë diskutuar për lehtësimin e krizës njerëzore në Halep dhe elementët për evakuimin e rregullt dhe të pandërprerë nga kjo zonë si dhe për gjetjen e një zgjidhjeje politike, Çavusoglu ka vlerësuar se ata kanë qëndruar mbi çështjen e vendosjes së armëpushimit në Siri dhe përhapjen e tij në të gjithë Sirinë dhe se çfarë përpjekjesh duhen treguar.
“Deri tani nga lindja e Halepit janë evakuuar 37.500 persona. Shprehim falënderimet Rusisë për përpjekjet e treguara në këtë çështje. Që të gjithë e theksojmë se në Siri është e mundur vetëm një zgjidhje politike. Dhe zgjidhja e përhershme është zgjidhja politike dhe se nuk ka asnjë zgjidhje tjetër përpos zgjidhjes politike. Kemi diskutuar çështjen që përpjekjet tona në rrugën e zgjidhjes për krizën në Siri të jenë në cilësinë plotësuese, në procesin në kuadër të Kombeve të Bashkuara. Si rezultat ne do të vazhdojmë së bashku përpjekjet tona që të ndalojë gjakderdhja në Siri, armëpushimi i përhershëm të përhapet në të gjithë Sirinë dhe që ndihmat humanitare të jenë të pandërprera. Për këtë unë i shpreh falënderimet për mikpritjen homologut Lavrov dhe për takimin vëllait tim Zarif”.
Çavusoglu ka nënvizuar se sipas tyre formati më i mirë i bisedimeve është formati ku zbatohen vendimet e marra. “Deri më sot ka patur vendime të marra në formate të ndryshme për çështjen e Sirisë, por se rezultatet nuk janë zbatuar dhe si rezultat situata në terren është përkeqësuar akoma edhe më shumë”, ka theksuar Çavusoglu.
Ndër të tjera pasi ka vënë në dukje se vazhdojnë përpjekjet për përhapjen e armëpushimit në të gjithë Sirinë dhe në luftën kundër organizatave terroriste si DEASH dhe Al Nusra, Çavusoglu, është shprehur se “Lufta jonë kundër atyre do të vazhdojë, por është regjimi, opozitarët dhe grupe të tjera që vijnë nga jashtë. Është Hizbullah dhe grupe të tjera. Për këtë arsye duhet të ndërpriten ndihmat ndaj të gjithë këtyre grupeve. Nuk është e drejtë që të bëjmë me shenjë vetëm në njërën anë”.
“Në Munbixh nuk duhet të lejohet spastrimi etnik”
Pas një pyetjeje në lidhje me qëllimin e operacionit “Mburoja e Eufratit”, Çavusoglu tha se qëllimi i këtij operacioni është pastrimi nga DEASH-i i Munbixh Xhebi, sjellja e kësaj zonë në një zonë të sigrutë për refugjatët dhe për njerëzit e dëbuar nga këtu si dhe vendosjen e njerëzve që jetojnë në këtë rajon. Më tej Çavusoglu ka vënë në dukje se operacioni vazhdon drejt rajoni El Bab dhe se ky është një prej qyteteve të rëndësishme që është nën kontrollin e DEASH-it.
“Qëndrimi ynë është gjithmonë i qartë, por në Munbixh ka edhe elementë që banorët e Munbixhit nuk i dëshirojnë. Ky territor është vetëm i banorëve të Munbixhit dhe nuk është e përshtatshme që këtu të vijnë grupe të ndryshme nga jashtë duke u përpjekur që të kryejnë spastrime etnike. Edhe kjo nuk duhet të lejohet”.
Është përforcuar siguria në misionet diplomatike të Turqisë në Rusi pas vrasjes së ambasadorit të Rusisë në Ankara, bëri të ditur Ministria e Brendshme e Rusisë.
“Policia ka rritur sigurinë në misionet diplomatike të Turqisë në Federatën Ruse”, citohet të ketë thënë zëdhënësja e ministrisë Irina Volk nga agjencia zyrtare e lajmeve TASS.
Volk tha se Ambasada e Turqisë në Moskë dhe konsullatat në qytetet ruse tani janë nën mbrojtje.
Ambasadori i sapoemëruar turk në Rusi Huseyin Dirioz në Twitter tha se ai ishte “thellësisht” i pikëlluar nga vrasja e djeshme.
“E dënojmë fuqishëm këtë sulm provokues”, ka thënë Dirioz, duke shtuar se ambasadori rus Andrey Karlov ishte një person “i jashtëzakonshëm” i cili ndihmonte për të nxitur marrëdhëniet miqësore midis Turqisë dhe Rusisë. Dirioz tha se Turqia nuk do të lejojë që sulmi “i shëmtuar” të hedh në hije miqësinë mes dy kombeve.