Fillimi LajmeBotaPresidenti Nishani takon Kryetarin e Parlamentit të Turqisë

Presidenti Nishani takon Kryetarin e Parlamentit të Turqisë

nga Shekulli Agency

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani i cili zhvillon një vizitë zyrtare në Turqi e ka nisur axhendën e takimeve me Kryetarin e Parlamentit të Madh të Turqisë (TBMM), Ismail Kahraman.

Kryetari Kahraman e ka pritur në hyrjen e godinës Presidentin Nishani, ndërkohë takimi është zhvilluar në ambientet e Kryesisë së TBMM-së.

Kahraman i tregoi Presidentit Nishani dhe delegacionit që e shoqëronte ambientet e bombarduara gjatë tentativës së FETÖ-s për grusht shteti, të ndodhur më 15 korrik. Pas vizitës së vendeve të dëmtuara nga këto bombardime delegacioni vizitoi edhe sallën e Parlamentit.

Gjatë vizitës së tij zyrtare në Turqi Presidenti Nishani do të takohet sot me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Ai do të pritet me një ceremoni zyrtare nga Presidenti Erdogan. Pas takimit kokë më kokë pritet të ketë një ceremoni për firmosjen e marrëveshjeve mes dy vendeve. Më pas dy homologët do të mbajnë një konferencë të përbashkët për mediat.

Presidenti Nishani pas takimit me Kryeministrin e Turqisë, Binali Yıldırım do të marrë pjesë në darkën e shtruar nga Presidenti i Turqisë, Erdogan, në nder të tij.

Nga ana tjetër Presidenti Nishani gjatë kësaj vizite pritet të ketë takime me diasporën shqiptare në Turqi, si dhe do të mbajë një leksion të hapur në Universitetin e Stambollit.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies