Politikë
Sipas rezultateve të para nga exit poll, zgjedhjet e përgjithshme në Holandë i ka fituar Partia Popullore për Liri dhe Demokraci (VVD) nën udhëheqjen e kryeministrit Mark Rutte e cila parashikohej të fitonte 31 deputetë. VVD edhe sikur të jetë e para në zgjedhje ajo ka mbetur shumë prapa rezultatit të zgjedhjeve të 2012 ku ajo kishte nxjerrë 41 deputetë, raporton (AA).
Holandezët ditën e sotme kanë votuar nën hijen e retorikës raciste, anti-islame, ksenofobike dhe skandalit diplomatik që ndodhi me Turqinë. Procesi i votimit për zgjedhjet e përgjithshme në Holandë ka nisur në orën 07.30 sipas kohës lokale dhe ka përfunduar në orën 21.00 me orën lokale. Në zgjedhjet ku kanë garuar 1.114 kandidatë dhe 28 parti për 150 vendet në parlament ka patur një pjesëmarrje me 81 përqind, duke kaluar edhe atë të zgjedhjeve të vitit 2012 me 74.6 përqind.
Exit poll-et që nuk paraqesin saktësi të plotë janë publikuar menjëherë pas përfundimit të procesit të votimeve. Sipas kompanisë hulumtuese Ipsos, Partia Liberale (VVD) e kryeministrit Mark Rutte ndodhet në vendin e parë me 31 vende, ndërsa ndiqet me 19 vende nga Partia e Lirisë (PVV) e drejtuar nga ekstremisti i djathtë Geert Wilders, e cila gjithashtu ndiqet nga Partia Demokratët 66 dhe më pas Partia Kristian Demokrate (CDA).
Gjithashtu theksohet se Partia e Punës (PvdA) nën udhëheqjen e Lodewijk Asscher ka pësuar një humbje të madhe ku këtë herë ka arritur të marrë 9 deputetë. Partia DENK e cila është formuar nga Tunahan Kuzu dhe Selçuk Öztürk të cilët i largoi partia PvdA pasi nuk kishin dhënë votëbesimin për politikat integruese të partisë ka mundur të marrë 3 deputetë.
Në këtë situatë asnjë parti nuk mund të formojë e vetme qeverinë pasi asnjëra prej tyre nuk kanë arritur shumicën e nevojshme për formimin e qeverisë. Pritet një koalicion me 4 parti.
Votat e partive të vogla në Holandë, vend ku kohët e fundit janë shtuar shumë thirrjet dhe fjalimet kundër të huajve dhe raciste, do të përcaktojnë të ardhmen e qeverisjes së vendit. Ndërsa partia muslimane e hapur nga Tunahan Kuzu i cili është përzënë nga Partia e Punëtorëve të Holandës (PVDA), dhe Selçuk Öztürk, pritet që të luaj një rol të rëndësishëm në formimin e qeverisë në vend, raporton (AA).
Na ndajnë vetëm 2 ditë nga zgjedhjet që do të mbahen në Holandë. Partia e Kryeministrit aktual, Rutte, Partia Liberale (VVD) duket si kryesuese deri më tani, por asnjë parti nuk do të mundet të formojë qeverinë e vetme.
Sipas një ankete të Qendrës së Hulumtimit të Opinionit Publik, Maurice de Hond, VVD e cila kryeson, pritet që të nxjerrë 24 deputetë në parlamentin e ardhshëm.
Ndërsa e djathta radikale e Geert Wilders, e cila prej kohësh duket se ishte në vendin e parë, tashmë sipas sondazheve duket se ka rënë në vendin e dytë. Partia e Lirive (PVV) dhe Unioni i Demokratëve të Krishterë (CDA), pritet që të kenë nga 22 deputetë.
Sipas anketës nga kjo kompani thuhet se e Majta e Gjelbër (GL) pritet të nxjerrë 20 deputetë.
Në vend të politikave reale, armiqësi dhe racizëm
Ndërsa koha e zgjedhjeve afron, politikanë të shumtë në vend kanë rritur dozën e thirrjeve dhe fjalimeve raciste. Ndërkohë që axhendën e shumtë të fushatës e përcakton e djathta ekstreme, politikanë të qendrës bëjnë çmos për të rimarrë besimin e votave të ikura drejt ekstremit të djathtë, përmes thirrjeve kundër refugjatëve.
Shembulli i fundit i kësaj ishte edhe sjellja vandale ndaj ministrit turk të Punëve të Jashtme, Mevlüt Çavuşoğlu dhe ministres turke për Politikat Sociale dhe Familjen, Fatma Betül Sayan Kaya, të cilët dëshironin të takoheshin me përfaqësues diplomatikë dhe qytetarë me origjinë turke.
Nga ana tjetër PVV e cila ditët e fundit po pëson humbje në numrin e votave, ka nisur të rrisë dozat e fjalimeve kundër Islamit në vend duke thënë se Holanda duhet të pastrohet nga Islami, duhet të mbyllen xhamitë në vend, si dhe duhet të anulohen lejet e qëndrimit për refugjatët. Edhe pse në ulje thuhet se PVV do të jetë deri në momentin e fundit kokë më kokë me Unionin Demokrat të Krishterë dhe partinë e Kryeministrit Rutte, VVD.
VVD ka rritur dozat e racizmit për shkak se në zgjedhjet e fundit një pjesë e mirë të elektoratit të saj kaloi drejt PVV-së. Për këtë arsye është bërë shkas edhe e përshkallëzimit të krizës me Turqinë.
Deklaratat e fundit të Rutte-s se nuk do të bëjë kurrë koalicion me PVV-në, thënia të riut turk “ik zhduku” dhe dhënia e reklamës në gazetë me titull: “nëse nuk respekton rregullat ik nga vendi”, ka bërë që votat e partisë së tij, VVD të rriten ditët e fundit.
Nga ana tjetër edhe partia e zëvendëskryeministrit Lodewijk Asscher, pasi kuptoi se nuk do të mund të marrë votat e pakicave, ka rritur dozat e deklaratave kundër tyre dhe Turqisë.
Ndërsa CDA me projektligjin e vitit të kaluar për pengimin e financimit të xhamive nga jashtë vendit, ka marrë me vete zgjedhësit e djathtë.
DENK rol të rëndësishëm në formimin e koalicioneve
Për të formuar një qeveri, një partie në Parlamentin e Holandës me 150 karrige, i duhen të paktën 76 vota. Ndërsa zhvillimi i një fushate pothuajse të përafërt me njëra-tjetrën pritet që të bëjë edhe ndarjen e votave në Holandë pothuajse në mënyrë të barabartë.
Ndërsa partia DENK e themeluar nga muslimanët në vend, pritet të ketë një rol të rëndësishëm në formimin e qeverisë.
DENK është themeluar nga Tunahan Kuzu dhe Selçuk Öztürk. Këta dy emra janë përjashtuar nga Partia PVDA pasi nuk dhanë votën pro politikave të integrimit.
Ndërkohë krahas kësaj partie në zgjedhjet e kësaj të mërkure në Holandë pritet të garojnë 27 kandidatë me origjinë turke në parti të ndryshme.
Skandali diplomatik i ndodhur në Holandë
Qeveria holandeze pengoi ministren turke të Politikave Sociale dhe Familjes, Fatma Betül Sayan Kaya, e cila kishte planifikuar të zhvillonte një takim me përfaqësuesit diplomatikë dhe qytetarët turq që jetojnë në Holandë.
Më pas MPJ e Turqisë dënoi pengesën dhe shtoi se i ka dërguar një mesazh ambasadorit të Holandës në Ankara i cili ndodhet jashtë vendit me leje që të mos kthehet për një kohë në punë.
Ndërsa qytetarët turq që jetojnë në Rotterdam kanë reaguar pas ndalimit të automjetit të ministres turke Sayan duke u tubuar në një protestë. Ata janë shpërndarë me forcë nga policia holandeze, ndërsa në Ambasadën e Holandës në Ankara dhe Konsullatën e këtij vendi në Stamboll, qytetarë të shumtë u mbledhën për të protestuar kundër veprimeve të qeverisë holandeze.
Kryetari i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (KAPKE), Pedro Agramunt, ka thënë se është i shqetësuar nga rritja e tensionit mes Turqisë dhe partnerëve europianë.
Deklarata e Agramunt ka ardhur pas anulimit të lejes së uljes së avionit të ministrit të Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu dhe pengimit të takimit të ministres turke për Politikat Sociale dhe Familjes, Fatma Betül Sayan Kaya me qytetarët turq që jetojnë në Holandë.
Në një postim në rrjetet sociale ai shkruan: “Jam i shqetësuar për rritjen e tensioneve mes Turqisë dhe partnerëve të saj europianë, pas anulimit të uljes së avionit të ministrit turk të Punëve të Jashtme, Çavuşoğlu, në Amsterdam”.
Bashkë me këtë mesazh ai ka shpërndarë edhe një fotografi ku duket ai bashkë me Çavuşoğlu-n, i cili është njëkohësisht edhe Kryetar nderi i KAPKE-së.
Presidentit Gjorge Ivanov vazhdon të heshtë për Programin Qeveritar të cilin LSDM e publikoi në selinë e saj partiake. Ende është e paqartë nëse presidenti do t’ia japë mandatin Zaevit pasi i refuzoi pikat kontestuese të Platformës që sipas tij nuk mund të zbatohen pasi nevojiten ndryshime Kushtetuese. Ndërkohë që të gjithë i kanë sytë të kthyer kah presidenti, nga VMRO DPMNE edhe sot i bënë thirrje LSDM-së që të heq dorë publikisht nga platforma me kusht që ata të japin pastaj mbështetje për Qeveri të formuar nga Zoran Zaevi, njofton SHENJA.
Nga VMRO DPMNE e ripërsëritën edhe kërkesën për zgjedhje të reja në mënyrë që qytetarët të mund të deklarohen pro ose kundër platformës. Nga kjo parti e kujtuan partinë e Zoran Zaevit se me kërkesat e shqiptarëve do të cenohet sovraniteti dhe unitariteti i shtetit dhe do ti ndërrohet karakteri multietnik. VMRO DPMNE kundërshton ridefinimin e shtetit nga një siç thotë, shtet multietnik, në një shtet binacional duke thënë se Zoran Zaev i ka shkelur interesat kombëtare, vetëm e vetëm që të fitojë pushtetin.
Konstatimi i partisë së Gruesvkit është që Zaev tashmë e ka pranuar tërësisht platformën e partive shqiptare por se po e kamuflon këtë gjë me gjoja debate të ardhshme ekspertësh dhe konsultime brenda partiake.
/SHENJA/
VMRO-DPMNE nëpërmjet një komunikate ka vlerësuar se paralajmërimi i kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev, për të debatuar në lidhje me platformën e partive shqiptare, ka dëshmuar qëllimin e tij për ta ridefinuar shtetin.
“Tentimi i Zoran Zaevit për të manipuluar me opinionin dhe ta nënçmoj intelegjncën e tyre është i pasuksesshëm. Ai në stilin e tij, në mënyrë konfuze tentoi të paralajmëroj se nëse e merr mandatin do të vazhdoj të debatoj për pikat e platformës së Tiranës, parat të jenë në dy gjuhë, uniforma dygjuhësore, shpallje të gjenocidit, ndryshim të simboleve shtetërore dhe ngjashme. Kjo në të vërtet e tregon edhe qëllimin e Zaevit, të cilën edhe e kanë paralajmëruar të ashtuquajtur ekspert të LSDM-së, nëpërmjet gjoja debateve dhe konsultimeve të ekspertëve partiak, të përgatisin ridefinim të shtetit”, thuhet në njoftimin e VMRO-DPMNE-së.
Sipas VMRO-DPMNE revolta e qytetarëve është gjithnjë e më i madh për shkak jo sinqeritet të kryetarit të LSDM-së.
Ata edhe njëherë i kanë bërë thirrje Zaevit të heq dorë nga platforma shqiptare, duke i ofruar përkrahje për një qeveri të pakicës.
Opsioni i dytë, sipas VMRO-së është të pranoj zgjedhje parlamentare së bashku me ato lokale.
Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) Lamberto Zanier, i cili po qëndron për vizitë në Maqedoni, pas përfundimit të takimeve me liderët politikë shprehu shqetësim për gjendjen në vend dhe u bëri thirrje liderëve politikë që t’i japin fund krizës politike në interes të të gjithë qytetarëve të shtetit.
Siç theksohet në deklaratën me shkrim të Zanier, tejkalimi i ngërçit politik dhe kthimi i stabilitetit politik doemos duhet të jetë prioriteti më i lartë.
“Çelësi për zgjidhjen qëndron në duart e aktorëve politik të cilët duhet të përballen me sfidën dhe ta zgjidhin krizën për të mirën e të gjithë qytetarëve”, thekson Zanier.
Sipas tij, rezultatet e zgjedhjeve të dhjetorit në vitin 2016 mundësuan bazë solide për formimin e qeverisë dhe i bëri thirrje Parlamentit që të fillojë me punën, në pajtim me parimin demokratik dhe sundimin e së drejtës.
Po ashtu, Sekretari i përgjithshëm i OSBE-së, i dënon mesazhet dhe incidentet e paradokohshme që mund të sjellin deri te përkeqësimi i marrëdhënieve ndëretnike dhe thekson se Marrëveshja kornizë e Ohrit është me rëndësi kyçe për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të bashkësive.
Ai theksoi se i inkurajon të gjitha palët relevante të Marrëveshjes kornizë të Ohrit të mbeten të përkushtuar në implementimin e tij.
“OSBE, institucionet e saj dhe Misioni në Shkup do të vazhdojnë që të angazhohen për shoqëri multietnike dhe demokratike dhe të sigurojnë ndihmë në fushat siç janë mbisundimi i së drejtës, zgjedhje, mbisundimi demokratik dhe reforma në policinë. I inkurajojmë të gjithë aktorët që tërësisht ta shfrytëzojnë këtë ekspertizë”, thotë Zanier.
Mes tjerash, ai vlerëson se është arritur përparim përmes implementimit të Marrëveshjes së Përzhinës dhe thekson se kthimi i besimit në institucionet është me rëndësi të veçantë.
Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Lamberto Zanier në takimin me përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile e potencoi rolin e tyre të rëndësishëm në promovimin e shoqërisë demokratike.
Gjatë vizitës Zanier u takua edhe me presidentin e Maqedonisë, Gjorge Ivanov, ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Poposki, liderët e partive politike nga VMRO-DPMNE, LSDM, BDI, Lëvizja BESA, Aleanca për Shqiptarët si dhe me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare.
Sekretari i përgjithshëm i OSBE-së, Lamberto Zanier, gjatë vizitës së tij në Maqedoni takoi presidentin Gjorgje Ivanov dhe figura tjera politike. Ai përmes një postimi në Twitter ka treguar se për çfarë konkretisht kanë biseduar gjatë takimit me Ivanovin.
“Sot në mëngjes u takova me Kryetarin e shtetit dhe me ministrin e Punëve të Jashtme. Porosia ime kyçe ishte që liderët t’i përgjigjen sfidës, të tejkalojnë interesat partiake dhe të zgjidhin krizën politike në dobi të të gjithë qytetarve. Nuk duhet lejuar të kalojë në tensione ndëretnike!”
Kriza politike mund të zgjasë me vite. Kështu mes tjerash thotë kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, në një intervistë për Reuters. Ahmeti ka konfirmuar se është dakorduar përdorimi i gjuhës shqipe në institucionet shtetërore dhe se një shqiptarë do të jetë kryetar i Parlamentit.
Numri një i BDI-së thotë gjithashtu se gjuha shqipe do të përdoret edhe nëpër bankënota, në intervistën ku shpalosen disa nga detajet e marrëveshjes së arritur me LSDM-në.
Ahmeti paralajmëron se disa politikanë e përdorin krizën politike për të shkaktuar konflikt ndëretnik. Duke folur për protestat e përditshme kundër platformës shqiptare, Ahmeti thotë se partitë politike nuk duhet të përpiqen që të përfitojnë nga tensionet.
/SHENJA/
Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavusoğlu deklaroi sot në Berlin se trysnia sistematike ndaj diasporës turke në Gjermani nuk është në pajtim me politikën gjermane të integrimit dhe se fushata e drejtuar kundër Turqisë është e papranueshme.
“Në mëngjes hapur kemi biseduar për fushatën negative sistematike kundër Turqisë, lidhur me atë se këtu presidentin tonë tentohet ta vënë në pozitë të personalitetit të urryer dhe mbi sulmet ndaj Turqisë, si dhe për faktin se në Gjermani lirshëm veprojnë PKK-ja dhe disa organizata tjera terroriste”, tha Çavusoğlu pas takimit me ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Sigmar Gabriel.
Çavusoğlu shprehu edhe shqetësimin e Turqisë për shkak të trysnisë sistematike ndaj diasporës turke në Gjermani gjatë vitit të fundit që, sipas tij, është në kundërshtim me politikën gjermane të integrimit.
