Fillimi PolitikëZgjedhjet në Holandë, kryeson partia e kryeministrit Rutte

Zgjedhjet në Holandë, kryeson partia e kryeministrit Rutte

nga Shekulli Agency

Sipas rezultateve të para nga exit poll, zgjedhjet e përgjithshme në Holandë i ka fituar Partia Popullore për Liri dhe Demokraci (VVD) nën udhëheqjen e kryeministrit Mark Rutte e cila parashikohej të fitonte 31 deputetë. VVD edhe sikur të jetë e para në zgjedhje ajo ka mbetur shumë prapa rezultatit të zgjedhjeve të 2012 ku ajo kishte nxjerrë 41 deputetë, raporton (AA).

Holandezët ditën e sotme kanë votuar nën hijen e retorikës raciste, anti-islame, ksenofobike dhe skandalit diplomatik që ndodhi me Turqinë. Procesi i votimit për zgjedhjet e përgjithshme në Holandë ka nisur në orën 07.30 sipas kohës lokale dhe ka përfunduar në orën 21.00 me orën lokale. Në zgjedhjet ku kanë garuar 1.114 kandidatë dhe 28 parti për 150 vendet në parlament ka patur një pjesëmarrje me 81 përqind, duke kaluar edhe atë të zgjedhjeve të vitit 2012 me 74.6 përqind.

Exit poll-et që nuk paraqesin saktësi të plotë janë publikuar menjëherë pas përfundimit të procesit të votimeve. Sipas kompanisë hulumtuese Ipsos, Partia Liberale (VVD) e kryeministrit Mark Rutte ndodhet në vendin e parë me 31 vende, ndërsa ndiqet me 19 vende nga Partia e Lirisë (PVV) e drejtuar nga ekstremisti i djathtë Geert Wilders, e cila gjithashtu ndiqet nga Partia Demokratët 66 dhe më pas Partia Kristian Demokrate (CDA).

Gjithashtu theksohet se Partia e Punës (PvdA) nën udhëheqjen e Lodewijk Asscher ka pësuar një humbje të madhe ku këtë herë ka arritur të marrë 9 deputetë. Partia DENK e cila është formuar nga Tunahan Kuzu dhe Selçuk Öztürk të cilët i largoi partia PvdA pasi nuk kishin dhënë votëbesimin për politikat integruese të partisë ka mundur të marrë 3 deputetë.

Në këtë situatë asnjë parti nuk mund të formojë e vetme qeverinë pasi asnjëra prej tyre nuk kanë arritur shumicën e nevojshme për formimin e qeverisë. Pritet një koalicion me 4 parti.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies