Fillimi PolitikëAgramunt: I shqetësuar për tensionet mes Turqisë dhe partnerëve europianë

Agramunt: I shqetësuar për tensionet mes Turqisë dhe partnerëve europianë

nga Shekulli Agency

Kryetari i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (KAPKE), Pedro Agramunt, ka thënë se është i shqetësuar nga rritja e tensionit mes Turqisë dhe partnerëve europianë.

Deklarata e Agramunt ka ardhur pas anulimit të lejes së uljes së avionit të ministrit të Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu dhe pengimit të takimit të ministres turke për Politikat Sociale dhe Familjes, Fatma Betül Sayan Kaya me qytetarët turq që jetojnë në Holandë.

Në një postim në rrjetet sociale ai shkruan: “Jam i shqetësuar për rritjen e tensioneve mes Turqisë dhe partnerëve të saj europianë, pas anulimit të uljes së avionit të ministrit turk të Punëve të Jashtme, Çavuşoğlu, në Amsterdam”.

Bashkë me këtë mesazh ai ka shpërndarë edhe një fotografi ku duket ai bashkë me Çavuşoğlu-n, i cili është njëkohësisht edhe Kryetar nderi i KAPKE-së.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies