Ministri i Brendshëm i Turqisë Sulejman Soylu deklaroi se: “Sipas të dhënave të fundit që morëm, është rritur në 38 numri i bijve tanë që ranë dëshmorë si pasojë e sulmit të egër të djeshëm. Prej tyre, 30 janë nëpunës policorë dhe pjesëtarë të sigurisë, shtatë civilë dhe njëri ende nuk është identifikuar”.
Bota
Zëvendëskryeministri i Turqisë, Numan Kurtulmus, në lidhje me sulmin terrorist të ndodhur në afërsi të stadiumit të Beshiktashit, Vodafone Arena, në Stamboll është shprehur se të gjitha shenjat tregojnë organizatën terroriste PKK.
“Nëse do të nisemi nga automjeti i përdorur të gjitha treguesit drejtohen nga PKK. Kur të jetë çdo gjë e qartë do të ndahen me opinionin publik. Mbi të gjitha duket një skenarë i punuar mirë. Normalisht që kjo gjë do të bëhet e ditur për publikun pasi të mbarojnë hetimet”.
“Sulm terrorist i planifikuar”
Duke vënë në dukje se shënjestra e këtij sulmi ishte policia e shtetit, Kurtulmuş në vijim të fjalës së tij ka shtuar: “Duket që është një sulm i menduar mirë. Pasi kanë dalë tifozët e Beshiktash-it janë nxjerrë edhe tifozët e Bursaspor-it dhe më pas forcat e sigurisë në një rutinë të zakonshme kanë nisur të mblidhen në vendet e pritjes. Shkurtimisht sulmi është bërë drejtpërdrejt ndaj forcave të policisë”.
“Në sulm është përdorur të paktën 300-400 kilogramë lëndë shpërthyese”
Kurtulmus duke theksuar se në sulm është përdorur të paktën 300-400 kilogramë lëndë shpërthyese në vijim të fjalës së tij ka thënë: “Në vendin ku ka shpërthyer autobomba është hapur një gropë dhe autobomba nuk është. Është copëtuar e gjitha, dhe është hapur një gropë e madhe”.
“Fuqitë që përdorin organizatat terroriste si mashë, duhet të heqin dorë”
“Ka një gjë shumë të qartë. Çdo njëri nga këto, çdo organizatë terroriste ka një pronar. Ashtu sikurse përdoren masha në luftën e vendeve të Lindjes së Mesme, ashtu edhe ky sulm është bërë nga një organizatë terroriste e përdorur si mashë. Me shumë mundësi është PKK, por kush e përdori atë mashë, përse e përdori dhe si e përdori? Ajo që është e rëndësishme kjo është. I bëj thirrje edhe njëherë nga këtu të gjithë botës. Të mblidhemi të gjithë së bashku kundër terrorizmit dhe ata të cilët përdorin organizatat terroriste si masha ti lënë së përdoruri”.
Një shpërthim ka ndodhur në afërsi të stadiumit Vodafone Arena në Stamboll.
Ministri i Punëve të Brendshme të Turqisë Süleyman Soylu ka deklaruar: “Dyshohet se ka qenë një autobombë në vendin ku po dilte autobusi i forcave policore, pranë daljes së tifozëve të skuadrës Bursaspor. Ka rreth 20 të plagosur. Nuk kam informacion për dëshmorë.
Ndërkohë Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Punëve të Brendshme Süleyman Soylu dhe prefektin e Stambollit, Vasip Şahin ku ka marrë informacione mbi ngjarjen.
Këshilli i Radio Televizionit Kombëtar të Turqisë (RTÜK), ka njoftuar se është vendosur për ndalimin e publikimeve në lidhje me shpërthimin e ndodhur në afërsi të stadiumit të Beşiktaş-it, Vodafone Arena në Stamboll.Një shpërthim ka ndodhur në afërsi të stadiumit Vodafone Arena në Stamboll.
Ministri i Punëve të Brendshme të Turqisë Süleyman Soylu ka deklaruar: “Dyshohet se ka qenë një autobombë në vendin ku po dilte autobusi i forcave policore, pranë daljes së tifozëve të skuadrës Bursaspor. Ka rreth 20 të plagosur. Nuk kam informacion për dëshmorë.
Ndërkohë Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Punëve të Brendshme Süleyman Soylu dhe prefektin e Stambollit, Vasip Şahin ku ka marrë informacione mbi ngjarjen.
Këshilli i Radio Televizionit Kombëtar të Turqisë (RTÜK), ka njoftuar se është vendosur për ndalimin e publikimeve në lidhje me shpërthimin e ndodhur në afërsi të stadiumit të Beşiktaş-it, Vodafone Arena në Stamboll.
Agjencia Qendrore e Inteligjencës Amerikane (CIA) tha se ka arritur në përfundim se Rusia ka ndikuar në zgjedhjet presidenciale në SHBA në drejtim të dhënies së ndihmës në fitoren e Trump
Agjencia Qendrore e Inteligjencës Amerikane (CIA) tha se ka arritur në përfundim se Rusia ka ndikuar në zgjedhjet presidenciale në SHBA në drejtim të dhënies së ndihmës në fitoren e Trump-it në këto zgjedhje.
Sipas pohimeve të gazetës amerikane “Washington Post” të bazuara në një zyrtar të lartë të qeverisë “Rusia është përzier në zgjedhjet presidenciale në SHBA të cilat u mbajtën më 8 nëntor”.
Sipas lajmeve disa persona të afërt me qeverinë ruse duke sulmuar informacionet sekrete të Partisë Demokratike i kanë përciellë Wikileaks dhe këto persona janë identifikuar nga njësiti i inteligjencës Amerikane.
Punimet e përbashkëta të 17 shërbimeve të intelegjencës
Raporti në fjalë i përgatitur nga 17 shërbime të inteligjencës në SHBA nga ana e CIA-s u është prezantuar senatorëve në Kongresin Amerikan dhe këto vlerësime janë regjistruar si “rezultat i përbashkët”. Por, u bë e ditur se në raport nuk është shënuar asnjë informacion ku theksohet se çfarë urdhri ka ardhur nga Kremlini.
Sipas lajmeve u bë e ditur se zyrtarë të CIA-së besojnë se zyrtarë të qeverisë Ruse “qëndrojnë një hap pas”.
Nga ana tjetër disa media amerikane theksuan se disa hakerë të lidhur me Rusinë kanë hakuar të dhënat e Partisë Republikane, por se informacionet e siguruar nuk i kanë përdour në anjë rast.
Urdhëri për hetime nga Obama
Ditën e premte presidenti i SHBA-ve Barack Obama ka dhënë një urdhër për hetimin e sulmeve kibernetike në zgjedhjet presidenciale dhe pohimeve për sulm të jashtëm.
Obama ka kërkuar që këto hetime të përfundojnë para 20 dhjetorit të vitit 2017. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Eric Schulz urdhërin e presidentit Obama e ka vlerësuar me fjalët: “Kjo nuk është përpjeke për të kontestuar rezultatet e zgjedhjeve. Ne u shprehëm se kush fitoi zgjedhet. Nuk jemi duke hetuar vërtetësinë e zgjedhjeve”.
Më 7 tetor Departamenti i Sigurisë së Brendshme të SHBA-ve dhe Drejtoria për Inteligjencë Kombëtare zyrtarisht kanë akuzuar Rusinë për sulm ndaj institucioneve të Partisë Demokratike dhe sulm ndaj fushatës parazgjedhore.
“Komuniteti i zbulimit amerikan është i bindur se qeveria ruse ka luajtur rol në qasjen e postave elektronike të personave duke përfshirë këtu edhe disa organizime politike në SHBA dhe institucioneve amerikane”, thuhet në deklaratë.
Në zgjedhjet e 8 nëntorit të cilat ishin zgjedhet e 58-ta me radhë në SHBA fitoi kandidati republikan Donald Tramp ndaj ish Sekretares Shtetërore, Hillary Clinton.
“Disa nuk duan të shohin se kush qëndron pas atyre që luajnë lojëra për rritjen e kursit të monedhave të huaja. Vendimi që në vend të monedhës së huaj të përdorim lirën turke nuk është kurrë kundër ekonomisë së një vendi tjetër”…
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka mbajtur sot një fjalim gjatë aktivitetit të “Javës Inovative” të organizuar për herë të pestë në Stamboll nën kujdesin e Asamblesë së Eksportuesve të Turqisë (TIM).
Presidenti Erdogan ka uruar kompanitë dhe personat që kanë marrë çmimet në këtë aktivitet. Ndërkohë duke kritikuar ata të cilët kërkojnë që Turqia të marrë borxh nga Fondi Ndërkombëtar Monetar (FMN), Presidenti Erdogan ka theksuar: “Në kohën kur erdhëm në pushtet borxhi jonë ndaj FMN-së ishte 22.5 miliardë dollarë, ndërsa rezerva e Bankës sonë Qendrore ishte 27.5 miliardë dollarë. Paguam të gjithë borxhin që i kishim FMN-së, ndërkohë edhe Banka Qendrore aktualisht qëndron në këmbë më forcat e veta dhe më e fortë. Kanë kaluar 3.5 vite dhe disa ende thonë, bëni marrëveshje me FMN-në dhe merrni borxh. Kjo do të thotë; hyni nën kontrollin e dikujt tjetër ekonomikisht dhe politikisht dhe këtë thirrje e bëjnë me të madhe. Ata nuk bëjnë gjë tjetër vetëm se tradhtojnë atdheun e tyre. Përse të marrim borxh nga FMN-ja? Nuk kemi një problem të tillë dhe nuk ja kemi nevojën. Tashmë Turqia është një shtet që mund të qëndrojë me këmbët e saj” .
“Fushata për lirën turke nuk është kundër ndonjë shteti tjetër”
Duke vënë në dukje se kur flitet për financat e para që të vjen në mëndje janë dallgëzimet e monedhave të huaja në vend kohët e fundit, Presidenti Erdogan më pas ka thënë: “Disa nuk duan të shohin se kush qëndron pas atyre që luajnë lojëra për rritjen e kursit të monedhave të huaja. Vendimi që në vend të monedhës së huaj të përdorim lirën turke nuk është kurrë kundër ekonomisë së një vendi tjetër. Ne bashkë me qytetarët tanë dëshirojmë që të gjithë njerëzit në çdo cep të botës të jetojnë në paqe dhe harmoni” .
Presidenti Erdogan duke theksuar se është kundër kursit të monedhave të huaja dhe rritjes së interesit bankar të cilin e cilëson si armikun e tregut real në botë, në vijim shtoi: “Ne duam investim. Ne duam rritje të punësimit. Ne duam prodhim. Ne duam që investitori dhe biznesmeni në vendin tonë të jetë fleksibël në tregun global. Për këtë arsye vendosëm të përdorim monedhën tonë edhe në tregtinë e jashtme. Për këtë arsye kemi biseduar me Rusinë dhe Iranin që të blejmë me paratë e tyre dhe t’ju shesim atyre me paratë tona. Të njëjtën gjë po e bëjmë edhe me Kinën. Kemi rënë dakord dhe i kemi dhënë direktivë Bankës Qendrore të merret me këtë gjë. Inovacioni ashtu sikurse është kundër fitimit vetëm për një masë të ngushtë sociologjike, është kundër fitimit të parasë nga paraja pa prodhuar asnjë gjë dhe duhet të jetë kundër”.
Organizata terroriste PKK ka kryer një sulm me makinë-bombë ndaj stacionit të xhandarmërisë Teknebasi e cila ndodhet në afërsi të Dijarbakirit.
Sulmi me bombë është kryer në stacionin e xhandarmërisë në lagjen Hazro. Shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa që u dëgjua edhe në lagjet fqinje, por nuk pati viktima njerëzore.
Pas këtij sulmi, forcat turke të sigurisë nisën një aksion anti-terrorist në rajonin e Dijarbakirit.
Forcat e Armatosura të Turqisë në kuadër të operacionit “Mburoja e Eufratit” kanë realizuar sulme ajrore, me ç’rast kanë shkatërruar 39 objektiva të organizatës terroriste
Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) në kuadër të operacionit “Mburoja e Eufratit” kanë realizuar sulme ajrore, me ç’rast në rajonet El Bab dhe Zarur kanë shkatërruar 39 objektiva të organizatës terroriste.
Sipas deklaratës nga TSK vazhdon operacioni në pjesën veriore të Sirisë i cili nisi më 24 gusht me qëllim të eliminimit të rrezikut nga organizatat terroriste duke filluar nga DEASH-i, rritjen e sigurisë kufitare si dhe dhënien e mbështetjes së forcave të koalicionit.
Në kuadër të operacionit të Komandës të Forcave Ajrore është realizuar operacion ajror kundër objektivave të DEASH-it në rajonet El Bab dhe Zarzur. Në operacionin ajror gjithsej janë shkatërruar 39 objektiva duke filluar 26 ndërtesa të cilat janë përdorur për strehim, 5 depo armësh dhe 3 mjete të armatosura.
Gjithashtu, në rajonin Zarzur si rezultat i identifikimit nga ana e fluturakeve pa pilot janë neutralizuar 4 terroristë të DEASH-it.
Kryeministri i Turqisë Binali Yıldırım sot porositi se Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (Partia AK) nesër në Parlamentin turk do të dorëzojë propozimin për ndryshime kushtetuese.
Yıldırım foli në ceremoninë e vënies së gurthemelit në ndërtimin e portit Filyos, në qytetin verior turk Zonguldak.
Kryeministri theksoi se projekti i portit, është i treti më i madh në Turqi, duke shtuar se ky nuk është i rëndësishëm vetëm për qytetin Zonguldak, por edhe për qytete të tjera në bregdetin e Detit të Zi.
Yıldırım theksoi se po vijojnë aktivitetet për një sistem të ri, në të cilën, siç theksoi, Turqia do të shpëtojë nga tentimet e grusht shtetit, ndërsa jostabiliti do të hiqet tërësisht nga politika turke.
“Së bashku me Partinë e Lëvizjes Kombëtare (MHP), kemi përgatitur një draft i cili parashikon kufizime të ndryshimeve në kushtetutë. Partia AK nesër do të dorëzojë në parlament propozim për ndryshime kushtetuese. Qoftë me fat”, ka thënë Yıldırım.
Përveç këtij propozimi, Yıldırım theksoi se sistemi presidencial në Turqi do t’i jap fund periudhës së koalicioneve dhe se do të sjellë një parlament më të fortë dhe një demokraci më të fortë.
Zëdhënësja e Komisionit Evropian Maja Kocijançiç ka pranuar se nuk kanë qenë të suksesshëm në luftën kundër organizatës terroriste PKK
Zëdhënësja e Komisionit Evropian Maja Kocijançiç ka pranuar se nuk kanë qenë të suksesshëm në luftën kundër organizatës terroriste PKK.
Në një pyetje lidhur me lejimin e aktiviteteve të PKK-së në Evropë edhe pse ajo ndodhet në listën e organizatave terroriste, Kocijançiç theksoi se punimet në lidhje me këtë çështje vazhdojnë.
“Futja e PKK-së në listën e organizatave terroriste është një nga masat që kemi marrë për ta luftuar terrorizmin. Kjo luftë fatkeqësisht ende vazhdon. Për fat të keq, kjo do të thotë se ne nuk kemi qenë të suksesshëm në luftën kundër terrorizmit këtu. Kjo luftë vazhdon me një qëllim shumë të qartë dhe të prerë”, ka thënë Kocijançiç.
Ndryshe, Turqia akuzon Bashkimin Evropian (BE) për mbështetje të pamjaftueshme në luftën kundër terrorizmit. Ndërkaq, BE-ja shpesh kritikon Turqinë për operacionet kundër PKK-së dhe FETO-s.
PKK mbledh mjete financiare në shtetet e Evropës dhe përpiqet të rekrutojë pjesëtarë. Në shtetet e Evropës në të cilat televizionet e organizatës bëjnë transmetime lirshëm, krerët e organizatës mund të lëvizin me komoditet.
Ankaraja kishte reaguar kundër mosorganizimit të operacioneve në Evropë ndaj PKK-së edhe pse ndodhet në listën e organizatave terroriste, si dhe kundër takimit të Kryetarit të Parlamentit Evropian Martin Schulz dhe Komisionerit të BE-së për Zgjerim Johannes Hahn me deputetin e arratisur të HDP-së Faysal Sarıyıldız, të cilit paraprakisht i ishin publikuar pamjet duke transportuar armë për PKK-në.
Ky qëndrim i organeve të BE-së dhe shteteve anëtare nga Ankaraja cilësohet si “mbështetje për terrorin”.
Zëvendëskryeministri turk, Numan Kurtulmus dhe kryetari i Kryesisë së Çështjeve Fetare në Turqi, Mehmet Gormez kanë deklaruar se është e domosdoshme që urgjentisht të vendoset ndërprerja e luftimeve në Halep për të parandaluar zhdukjen njërit prej qyteteve më të rëndësishme në Lindjen e Mesme.
Kryesia e Çështjeve Fetare të Turqisë dhe Fondacioni i këtij insititucioni TDV lajmëruan se sot fillojnë fushatën humanitare të titulluar “Le të mos vdes humaniteti në Halep”, ndërsa me këtë rast në konferencën për gazetarët zëvendëskryeministri turk theksoi se qëllimi i fushatës është që të tubojë miliona aleatë që të dëgjohet thirrja për shpëtimin e Halepit.
“Shpresojmë se kjo tragjedi në Siri së shpejti të përfundojë. Halepi nuk do të vdes, sikur edhe feja, civilizimi dhe kultura e madhe në të dhe përsëri do të rinovohet. Halepi sërish do të jetë një nga qendrat kryesore të Lindjes së Mesme”, tha Kurtulmus.
Duke vënë në dukje përmasat e tmerrshme të vuajtjeve të njerëzve në luftën në Siri, ai tha se është bërë edhe luftë në të cilën është vrarë dinjiteti i mbarë opinionit botëror.
Kurtulmus shtoi se kjo fushatë humanitare është njëlloj thirrje ndaj njerëzisë që të mos harrojë vlerat e saj themelore civilizuese dhe të tjera. Duke kritikuar bashkësinë ndërkombëtare për shkak të raportit pasiv ndaj vuajtjes së muslimanëve në Siri, Mianmar, Palestinë dhe pjesëve tjera të botës, ai tha se bota islame duhet të forcohet për të ndaluar sulmet e fuqive botërore dhe keqbërësve.
“Do të vazhdojmë të themi se bota është më e madhe se pesë fuqitë e privilegjuara në Këshillin e Sigurimit dhe do të luftojmë në vendosjen e sistemit të drejtë në botë. Do të vazhdojmë t’i themi opinionit se rasti i Halepit nuk është vetëm çështje e brendshme e Sirisë, por segment i marrëveshjes së re Sykes-Picot. Në planin e madh, ky rajon sërish tentohet të ndahet në baza të përkatësisë etnike dhe fetare”, porositi Kurtulmus.
Duke kujtuar se Turqia ka strehuar tre milionë refugjatë sirianë dhe për këtë ka ndarë 15 miliardë dollarë, ai tha se fushata e re për Halepin dërgon edhe mesazhin për bashkësinë ndërkombëtare e cila hutohet kur duhet kujdesur për disa mijëra refugjatë.
Ai tha se gjakderdhja në Siri është “një det në të cilin po mbytet humanizmi” dhe i bëri thirrje të gjithë bashkësisë ndërkombëtare që të bëjnë përpjekje maksimale që të ndalet kjo tragjedi.
Në konferencë foli edhe kryetari i Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë, Mehmet Gormez, duke i bërë thirrje të gjithë liderëve botëror që të ndërmarrin masat e nevojshme me qëllim që urgjentisht të iniciohet procesi i vendosjes së paqes së përhershme në Halep dhe në rajonet e tjera që janë vatra lufte.
Ai ka theksuar se qëllimi i konferencës nuk është që të flitet për luftën në Siri, por të dëgjohet zëri dhe të qarat e fëmijëve që vuajnë dhe të dërgohet porosia e qartë se humaniteti ende nuk ka vdekur. “Kemi ardhur deri te momenti kur të gjitha fjalët janë harxhuar dhe kur më nuk kemi çfarë të themi. Fëmijët vdesin si në skenë në të cilën forcat e pretenduara sovrane qëndrojnë me duar lart. Fëmijët vdesin kur dikush përdor veton”, tha Gormez.
Gormez veçmas i bëri thirrje vendeve muslimane që të dëgjojnë të qarat e fëmijëve dhe civilëve të Halepit, të lënë anash mospajtimet dhe të bashkohen në betejën e ndaljes së valëve të luftërave dhe konflikteve ku muslimanët ndërmjet tyre vriten me armë të huaja dhe për interesa të huaja.
Kryetari i Unionit të Dijetarëve të Damaskut, Usame Er Rifai tha se situate në Halep është një tragjedi dhe dramë e madhe, por edhe kësaj radhe Turqia ka treguar se si me devocion lufton që të ndihmojë ata që kanë nevojë.
“Muslimanët kanë humbur udhërrëfimin, unitetin dhe solidaritetin e ndërsjellë. Misionin të cilin sot e ka iniciuar Turqia është shumë me rëndësi. Falë Zotit, duket sikur bariu ka gjetur kopenë e vet të humbur”, tha Rifai.