…Ekziston një tendencë e përjetshme drejt Despotizmit. Uri për Pushtet dhe Sundim. E keqja e parë është Pushteti i Njeriut mbi Njeriun. Nënçmimin e Dinjitetit Njerëzorë, Dhuna dhe Sundim i tij!
Zoti që prej formimit të jetës në këtë tokë Krijoi “të Mirën dhe të Keqen” si shkase për t’i verifikuar Krijesat e Tij se në cilën shteg si sprovë do të hapërojnë, për t’u shpërblyer më pas si të tillë. Zoti si krijes njeriun e gradoi me vlera më të larta inteligjencie dhe urtësie që të kuptoj ai ekzistencën e Tij, për këtë Ai padyshim do ta shpërblej. Shpërblimi do të vij në saje të punës dhe angazhmanit aktiv mbi opcionet e lartë përmendura.
Disa intelektual të mirëfilltë dhe të sinqert në të cilën kategori takojnë disa autor të vyeshëm në veptimtarin e tyre teoriko-praktik duke lënë gjurmë dalluese në historikun e Panteonit intelektual si veprimtar i llogjikshëm e i udhëhequr me mençuri metafiziko-qetësuese mendore (urtësi) mbi Krijuesin.
Derisa ca intelektual “megaloman” mohues të së mirës hyjnore të udhëhequr nga mediokriteti snobist së paradigmës verbërore e kushtëzuar mbi të qenurit dikush e në fakt janë transplant i sherrit të së keqes ideoro-djallëzor, e që janë cikrime të përkohshme mes të cilëve zë vend me veprimet e tij edhe, Ismail Kadare.
Nëse e analizojmë biografinë e Kadaresë vijmë në një konstatim se ky vuan nga uni, mendjemadhësia dhe pushteti mbi të tjerët! Ky është i sëmuri i evropianizmit të shfrenuar kundër Islamit modern dhe zhvillimor tek shqiptarët!
Veprimtaria e tij dhe tjerë intelektual si mission kanë dëmtimin dhe rrënimin e Imazhit dhe Portretit të Kombit si popull Paqëdashës dhe Liridashës Shqiptar që në vete ngërthen fisnikëri bujari dhe gjakëngrohtësi ndaj çdo njeriu dhe race si dhe feje. Qëllimi ështe të arrihet krijimi i saj në një racë inferiore dhe e prapambetur e braktisur përpara aktit të kryer para botës…
Janë ca intelektual aktivist afatskaduar që veprojnë përmes “zhetonëve”të huaja sikur bixhoz aparatet. “Intelektualizmi i madh” i disa intelektualëve pro-sekular është bërë shkaku që të humbet edhe natyraliteti BURREROR i tyre!!!
Këtyre snobëve ju dhemb ajo se shqiptarët muslimanë sot kanë përvetsuar në dorë intelektualltet të lart dhe janë ata që tani ngrenë zërin e arsyes me kalem mbi të pavërtetën Paradoksale të kohës – islamofobinë.
Janë ca islamofob të vetmuar në maksimen fataliste: “Feja e shqiptarit eshte shqiptaria” që na hasmeron edhe me Lindjen muslimane edhe me Perendimin e krishtere edhe me Veriun çifut, dhe kështu mbetemi vetjakë, mizantropë dhe ne luftë ndërmjet veti.
Këtyre personave provnicial u them “Terrorist me Kravat”, vrasës ordiner në emër të Kulturës nga Akultursia e tyre!
E keqja më e madhe e tradhëtisë është se ajo kurrë nuk vie prej armikut, ngase ata janë që shpejtojnë për t’u bërë meskin dhe bisht I islamofobisë!
Kurse, Patriotizëm është kur dashuria për popullin tënd është mbi të gjitha!
Kalemxhiu si Ismail Kadare, Jezuitë nga rradhët të urdhërit të Vatikanit të themeluar nga Injacio Lojola, i nderuar me “Urdhër Kryqtar Kalorsiak”. Jo rastësisht jeton në Parisë, qendër e Llozhës më të madhe çifute “Frimasone Franceze”, e që u nominua më pas edhe nga Akademia e Shkencave Israelite të Tel Avivit me çmimin për tolerancë ndërnacinale…
Ndër Shqiptarë urdhri jezuit është i pranishëm që prej vitit 1841. Disa “etër” jezuitë nga Italia erdhën si misionarë për të ungjillëzuar në Shqipëri. Vatikani me shkollat e tij si “Shën Egjidio” përmes ideologjisë papiste “Opus Dei” bënë shpërlarje të trurit brenda trojeve tona tek shkollarët te fshehur pas petkut të klerikëve katolik shqiptar mbi idenë – Nenë Terezë!
Ky seminar iu besua etërve jezuitë italianë, që e udhëheqin edhe sot e kësaj dite. Në vitin 1877 u themelua Kolegji Saverian, në fillim si shkollë tregtie dhe më pas si lice klasik. Te jezuitët e Shkodrës morën mësimet e para personalitete të rëndësishme, si p.sh. Ndre Mjeda, Faik Konica, Luigj Gurakuqi, Ernest Koliqi, Arshi Pipa, Ndre Zadeja… Por edhe shumë poetë, shkrimtarë, letrarë, mjekë, meshtarë, arsimtarë, intelektualë, diplomatë dhe politikanë, menaxherë të tjerë të bizneseve të suksesshme brenda e jashtë vendit. Në famullinë e Shkupit si vajzë e re Gonxhe Bojaxhiu – Nëna Tereze, u edukua në fe dhe u frymëzua për misione nga papatët jezuitë.
Dhe kështu arijmë tek ajo se; “Hapi i parë në likuidimin e një populli është të fshini kujtesën e tij. Shkatërroni librat e tij, kulturën e tij, historinë e tij. Atëherë, vini dike të shkruajë libra të rinj, të krijojë një kulturë të re, të shpikë një histori të re. Para se të kalojë shumë kohë, kombi do të harrojë çfarë është dhe çfarë qe”. – Edward R. Marrow
Por mos harojmë se; Napoleon Bonaparte për Kur’anin thotë:
“Unë shpresoj se s’do të kalojë shumë kohë, kur të urtët e botës do të bashkohen dhe do t’i zgjidhin problemet e botës, sipas parimeve të Kur’anit. Vetëm ato janë të drejta dhe i garantojnë njerëzimit lumturinë.” [1. Preporod, Sarajevë, 1986, nr.3 f.3.]
Shekulli Agency
Kryetari i BESËS, Bilall Kasami, u drejtohet me letër liderëve të partive parlamentare
Lëvizja BESA ishte zotuar publikisht se do të fillojë ta realizojë një aksion të gjerë për ta shpëtuar votuesin shqiptar, kjo për shkak të mundësisë së fshirjes nga lista e shpallur me 40 mijë persona të kontestuar nga KSHZ-ja. Kështu, mes tjerash, aktivistët e BESËS do ta kontaktojnë secilin votues të asaj liste dhe do t’ia dorëzojnë një fletushkë me udhëzime se si të rikthehet në listën e votimit, por edhe t’i ndihmojnë që ai ta realizojë këtë detyrë.
Në vazhdën e këtij aksioni gjithëpërfshirës së fundmi kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, u ka dërguar nga një letër katër liderëve të partive parlamentare në Maqedoni: Menduh Thaçit të PDSH-së, Ali Ahmetit të BDI-së, Nikolla Gruevski nga VMRO – DPMNE dhe Zoran Zaev të LSDM, ku mes tjerash thuhet se shqetësuese për BESËN është se, ndonëse liderët e partive shqiptare pohonin se kriza politike në Maqedoni është krizë ndërmjet dy partive maqedonase dhe se shqiptarët nuk kanë të bëjnë me të, në fund doli se ata që e paskan dëmtuar vullnetin demokratik të Maqedonisë paskan qenë votuesit shqiptarë, ngase rreth 40 mijë sosh po pastrohen nga lista.
“Ju e keni për detyrim juridik, politik, moral, por edhe njerëzor që ta shpjegoni si u bë kjo që shqiptarët po fshihen nga lista zgjedhore dhe ju nuk reagoni fare për këtë! Këtu dua t’ju rikujtoj se kjo mënyrë e sjelljes suaj ndaj votuesve shqiptarë, që me një kalem fshihen sikur të mos jenë fare, le që nuk ju bën dobi juve si parti dhe spektrit politik shqiptar në Maqedoni, por kjo merr përmasa shqetësuese që historia jonë kombëtare në këtë vend do ta shënojë mbase si veprën që më së shumti e ka tradhtuar besimin e shqiptarit të këtyre trojeve. Sidoqoftë, meqë ne nuk kishim mundësi të jemi pjesë e bisedimeve, kërkoj nga ju ta riktheni procesin dhe të angazhoheni personalisht që të gjithë këta votues të kthehen në listën e përgjithshme të votuesve dhe kështu të ndërpritet ky cirk me listat zgjedhore në Maqedoni. Ndryshe historia e shqiptarëve të Maqedonisë mund t’ju regjistrojë për një vepër, me të cilën nesër mund të turpërohen edhe pasardhësit tuaj”, – thuhet mes tjerash në letrën e dërguar nga ana e kryetarit Kasami, kundrejt liderëve të partive shqiptare që ishin të përfshira në “Marrëveshjen e Përzhinos”.
Nga: Iljasa SALIHU
Qëllimisht është anashkaluar roli i pazëvendësueshëm i xhamive në trojet tona, po ashtu edhe në vendet tjera, të cilat i ndërtojnë dhe i mirëmbajnë shqiptarët e fesë islame. Duan të na paraqesin me identitet të shtrembëruar, kurse vendosja e kontributit të xhamive në panoramën tonë të madhe, dashakeqëve mund t’ia prish qëllimet e tyre të zeza. Megjithatë, përpos përpjekjes për t’i harruar sa më shpejtë të mirat që rrodhën prej xhamive, kjo shpurë harroi se faktet janë shumë kokëforte, të cilat si të tilla mund t’i pluhurosësh, por assesi t’i zhbësh prore.
Përpos se xhamitë janë vende ku me përkushtim të lartë adhurohet Zoti, ligjërohet për të mirën kundër së keqes, aty bëhen edhe veprime tjera që kanë të bëjnë me përditshmëritë tona, të cilat i përkasin natyrave të ndryshme. Xhamitë kanë qenë vatra të para ku janë pritur dhe strehuar ikanakët dhe të pastrehët e shumtë. Janë tubuar shuma marramendëse të parave si për luftërat tona të fundit, ashtu edhe për bamirësi. Shumë shtëpi janë ndërtuar prej xhamive, gjegjësisht prej nismës së këshillit të xhamive. Shumë projekte të dobishme për popullatën janë financuar me nismë të këshillit të xhamive. Në rast krizash e katastrofash natyrore, xhamitë të parat kanë qenë ato që i kanë dal në ndihmë të sprovuarve. Në mërgim, xhamitë mes tjerash kultivojnë dukshëm edhe identitetin kombëtar. U lumturova tej mase kur pashë se si abetarja e gjuhës shqipe mësohen në njërën prej xhamive në Gjermani. Kështu veprohej edhe nëpër shumë xhami gjithandej ku jetojnë dhe veprojnë shqiptarët. Pikërisht në kohën kur frikësohemi se gjuha shqipe në mërgim po zbehet, dëgjojmë atje të flitej, ligjërohej e debatohej në gjuhën shqipe. Në faltore ligjëronte hoxha në gjuhën shqipe, kurse në një dhomë tjetër nën gumëzhimën e bisedave të ndryshme që bëheshin në gjuhën shqipe, dëgjoheshin dhe shikoheshin lajmet në kanalet e televizioneve shqiptare. Madje të mos harrojmë se me 10 qershor të vitit 1878 në Xhaminë e Bajrakut u mbajt Kuvendi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Pas gjithë këtij roli madhështor dhe të pazëvendësueshëm, heshtet shumë për sa i përket këtij institucioni shpirtëror dhe material. Heshtet prej institucioneve shtetërore e prej një pjese të madhe të shoqërisë qytetare edhe atëherë kur sulmohet prej serbit, siç ishte rasti i djeshëm ku një serb i shtyrë prej urrejtjes fetare dhe kombëtare, madje siç raportojnë mediumet në minaren e asaj xhamie ishte edhe shqiponja dykrenësheka, ka tentuar ta shkatërrojë tërësisht minaren në Velekincë të Gjilanit, gjegjësisht në fshatin e lindjes së atdhetarit dhe heroit, mulla Idriz Gjilanit. Ata që jemi mësuar për një grimcë të reagojnë kur është fjala për ndonjë njollosje të myslimanëve dhe të islamit, heshtën porsi huta. “Feja” e tyre e quajtur liberalizëm nuk i shtyu të reagojnë. Institucionet shtetërore edhe nëse do të reagojnë më vonë, reagimi i tyre do të jetë shumë i zbehtë, krahas asaj nëse sulmuesi do të ishte shqiptar i besimit islam. Me të drejtë shprehet juristi nga Kosova Amir Ahmeti: ”Rasti i serbit që sot nisi shkatërrimin e xhamisë në Velekincë të Gjilanit, është marr nga prokurori përkatës për asgjësim apo dëmtim të pasurisë. PROTESTOJ se rasti duhet të trajtohet me nenin 147 të Kodit Penal të Kosovës për nxitje të urrejtjes, përçarjes dhe mosdurimit kombëtar racor e fetar dhe jo për dëmtim të pronës se ajo nuk është pronë private por e shoqërisë, gjegjësisht e besimtarëve mysliman. Xhamia është vend adhurimi i jo shtëpi banimi”. Po ashtu e shoh të nevojshme ta paraqes reagimin e Jusuf Thaçit, një veprimtar i njohur i shoqërisë qytetare i cili kështu shkruan: “Desha të reagoj ndaj atij personit që e ka cenuar objektin fetar, xhaminë, por nuk po bajka me reagu se ishte serb! Shuuuunni! Serbët janë Etnia Hyjnore në Kosovë! Shuuuni! Me siguri kjo është arsyeja pse nuk reaguan as Presidenti, as Kryeministri, as Kryekuvendari, as Ambasadorët, as subjektet politike, as bashkësitë fetare, as shoqëria civile, as të pavarurit! Heshtje qyqarësh! Reagoni o të mjerë, se serbi as nuk është i shenjtë e as nuk është Zot n’Kosovë!”
Kështu që, rasti i djeshëm, ai i dy viteve më parë nga po e njëjta përkatësi kombëtare dhe fetare i cili rrugës për Prishtinë u kap me 13 kilogram shpërthim dhe pluhurosja jonë e qëllimshme e rolit të xhamive në shoqërinë tonë, kurse në anën tjetër fryrja e temave dhe termave të “terrorizmit islam”, “radikalizmi islam”, “terroristët mysliman”, “mbetjet anadollake” e të ngjashme, nuk janë gjë tjetër pos një përpjekje për t’u arratisur prej vetvetes dhe për t’i sulmuar ata që deri dje ishin të sulmuar prej armikut sllav, ndërsa e tërë kjo padrejtësi si ndaj njerëzve ashtu edhe ndaj institucioneve tona shoqërore, nuk do ta lë pa ujë mullirin e atyre të cilët 100 vjet nuk u ngopën me gjakun tonë dhe të cilët ende i kanë gjallë orekset ndaj tokave tona.
Xhamajkiani Usain Bolt ka fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike në Rio de Janeiro në garën prej 100 metrave.
Gara është mbajtur në stadiumin olimpik në Rio. Bolt me kohën prej 9.81 sekondave ishte më i shpejti.
Për të kjo është medalja e tretë olimpike e arit në garën prej njëqind metrave, për shkak të cilës ai shkroi historinë dhe u bë sportisti i parë të cilit i jepet kjo medalje në këtë garë.
Justin Gatlin fitoi medalje argjendi me kohën prej 9.89 sekondave, kanadezi Andre de Grasse, i cili garën e përfundoi me kohë prej 9.91 sekondave, fitoi medaljen e bronztë.
Në një deklaratë për gazetën gjermane Bild, Çavuşoğlu, ka folur rreth marrëdhënieve Turqi-Bashkim Evropian
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu ka theksuar se Evropa nuk e ka mbështetur mjaftueshëm Turqinë pas tentativës së puçit, madje e ka nënvlerësuar.
Në një deklaratë për gazetën gjermane Bild, Çavuşoğlu, ka folur rreth marrëdhënieve Turqi-Bashkim Evropian. Ai pasi ka rikujtuar se Turqia për të përmbushur të gjitha kushtet në rrugën e anëtarësimit në BE ka bërë përpjekje pothuajse më shumë se asnjë vend tjetër, tha se Turqia po përballet me kërcënimet, fyerjet dhe me pengesa.
“Pyes veten time: Çfarë krimi kemi kryer ne? Përse ka një armiqësi anti-Turqi? Shikoni marrëveshjen në lidhje me refugjatët. Kemi marrëveshje që theksojnë hapur se në muajin tetor do të ketë liberalizim të vizave për të gjithë qytetarët turq. Kur tërheq vëmendjen tek këto shumë njerëz nervozohen menjëherë. Nuk mund të flitet për një situatë ku nga ana e Turqisë zbatohet çdo gjë në interes të BE-së, por kundrejt kësaj Turqia nuk merr asnjë gjë.”
Ndërsa në lidhje me pyetjen se qindra mijëra refugjatë do të mbërrijnë në Evropë në rast të mos përmbushjes së liberalizimit të vizave, ministri Çavuşoğlu duke vënë në dukje se vazhdojnë bisedimet me BE-në, është përgjigjur se “Kjo është e qartë: Ose zbatojmë njëkohësisht marrëveshjet ose i lëmë në një anë.”
“Zhgënjehem kur ne kritikohemi kur bëjmë kërkesën për mbështetjen me 3 miliardë euro të përcaktuar nga BE-ja. Këto para nuk janë për ne, por për refugjatët”, u shpreh Çavuşoğlu, duke shtuar se Turqia në këtë çështje ka mbajtur peshën më të rëndë, ku deri më sot ka shpenzuar 25 miliardë dollarë.
Ndërsa në lidhje me pyetjen për diskutimet e rivendosjes së dënimit me vdekje Çavuşoğlu është përgjigjur: “Evropa ka një qëndrim sikur ne e kemi rivendosur dënimin me vdekje. Në lidhje me këtë çështje ka kërkesa dhe këtë duhet ta kuptojmë. Turqia ka përjetuar tenatiivën e puçit më të përgjakur në historinë e saj. Njerëzit u shtypën poshtë tankeve, u qëlluan me zjarrin e hapur nga avionët, parlamenti u qëllua. Nuk mund të injorojmë këtë kërkesë dhe duhet ta diskutojmë në parlament. Nuk dëshirojmë që të japin një përgjigje vendimi ndaj një pyetjeje të tillë të rëndësishme. Përkundrazi dëshirojmë ta diskutojmë me të gjitha palët dhe qetësisht.”
Më tej kreu i diplomacisë turke ka vënë në dukje se ai vetë personalisht në princip është kundër dënimit me vdekje dhe ka shtuar se ky dënim duhet të hiqet edhe në SHBA edhe në Japoni.
“Populli turk ka përjetuar një traumë. Kjo është ajo që Evropa nuk kupton. Ata në vend që të mbështesin Turqinë na nënvlerësojnë,” u shpreh më tej Çavuşoğlu.
Duke kritikuar thashethemet se Turqia do të dalë nga NATO, Çavuşoğlu u shpreh se këto informacione janë përhapur nga qarqe anti-Turqi. “Ne jemi një prej mbështetësve më të mëdhenj të NATO-s. Por është e qartë se duhet të bëjmë bashkëpunim edhe me partnerët tanë të tjerë në çështjen e shit-blerjes së sistemeve të armëve. Sepse disa aleatë të NATO-s refuzojnë të na shesin sisteme të mbrojtjes ajrore apo të shkëmbejnë informacione. Ne po veprojmë në kuadër të sigurisë tonë kombëtare”, ka theksuar kryediplomati i Turqisë.
Sot fshati Veleknicë e Gjilanit ka qenë pjesë e një sulmi barabarë ku një serb gjatë kohës së namazit të ikindisë është futur në xhami pasi ka sulmuar besimtarët, kryesisht pleq ai ka hyrë në minaren e xhamisë për të prishur minaren, që sipas besimtarëve vendas në krye të minares kishte shqiponjë.
Një video amatore e bërë nga një qytetar dëshmon atë se çfarë ka bërë ky njeri. Ky veprim ka shkaktuar shumë pakënaqësi te banorët të cilët kanë dal meniher në vendin e ngjarjes për të parandaluar këtë akt vandal. Policia nuk ka lejuar afrimin e banorëve pasi mund të eskalonte situata.
Ata e kanë arrestuar një banor serb të Pasjanit, edhe pse ka qëndruar me orë aty. U deshtë ndërhyrja e njësisë speciale për të ndalur këtë serb.
Policia amerikane në një kumtesë thotë se 23 vjeçari i vrarë është qëlluar sepse ishte i armatosur dhe refuzonte të dorëzohej.
Protestat qytetare në Milwaukee të Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë shndërruar në trazira të ashpra, si pasojë e pakënaqësisë nga vrasja e një të riu afro-amerikan nga policia vendase.
Ndërkohë së fundmi ka reaguar edhe policia amerikane e cila në një kumtesë thotë se 23 vjeçari i vrarë është qëlluar sepse ishte i armatosur dhe refuzonte të dorëzohej.
Pas kësaj ngjarjeje qindra qytetarë vërshuan nëpër rrugët e qytetit, ndërkohë që tubimi doli prej kontrolli duke u përshkallëzuar në dhunë.
Disa objekte janë djegur dhe shkatërruar plotësisht, në mesin e të cilëve edhe një karburant.
Demonstruesit sulmuan edhe automjetet policore, ndërsa qyteti ishte aktiv pothuajse gjatë tërë natës.
Me heqjen e barrikadës sot në mëngjes filluan punimet për rivitalizimin e urës në lumin Ibër, që ndan Mitrovicën në dy pjesë, veriore në të cilën shumica jetojnë serbë, dhe jugore në të cilën shumica jetojnë shqiptarë, raporton (AA).
Plani për rivitalizimin është caktuar me Marrëveshjen e Brukselit të nënshkruar në gusht të vitit 2015, ndërsa punët i kryen një ndërmarrje të cilën e ka angazhuar Bashkimi Evropian.
Në fillimin e punimeve ishte i pranishëm vetëm kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri i cili tha se hapja e urës është gjë e mirë për të gjithë qytetarët e Mitrovicës pa marrë parasysh përkatësinë nacionale, meqë qyteti do të bashkohet dhe qytetarët do të mund lirshëm të lëvizin edhe në këmbë edhe me automjete.
“Në këtë vend ka patur me ton dhe, ndërsa më pas është vendosur Parku i paqes të cilin e kam quajtur parku i turpit, por ka ardhur koha që të rivitalizohet edhe kjo urë”, tha Bahtiri para shumë mediave të cilët ndiqnin fillimin e punëve. Ai falënderoi të gjithë qytetarët të cilit kishin durim dhe pritën që të realizohet stabiliteti, ndërsa “stabiliteti dhe mirëkuptimi na nevojiten edhe më tej.”
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiç i cili sot nuk u paraqit tek ura, njoftoi një ditë herët se do të ndjekë punimet për urën dhe ndërtimin e zonës së këmbësorëve në Mitrovicën e Veriut.
Rakiç tha se, siç është parashikuar me marrëveshjen, punimet të cilat i financon BE-ja me rreth një milion euro të zgjasin katër muaj me qëllim që ura të bëhet për këmbësorët, e më pas edhe komunikacioni të hapet më 20 janar të vitit të ardhshëm.
Rivitalizimi i urës fillimisht duhej të fillonte vitin e kaluar dhe punimet të kryheshin në qershor të këtij viti, por ato u anuluan për shkak të problemit të kufizimit të dy komunave, ku insistonte pala serbe, konkretisht zyrtarët e Mitrovicës së Veriut.
Bahtiri pyetjes së gazetarëve nëse kjo çështje tani është zgjidhur tha se “mendoj se po”. Po ashtu ai tha se xhamia afër urës, e cila u dogj gjatë bombardimit të vitit 1999, e cila është në pronësi të Bashkësisë Fetare Islame të Kosovës, do të rindërtohet.
Rindërtimi i urës, një investim me vlerë mbi 1.2 milionë euro, të cilin e financon Bashkimi Evropian, në masë të madhe do të kontribuojë në lehtësimin e kontakteve të njerëzve në Mitrovicën e Veriut, Jugut dhe më gjerë.
Me fillimin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje, ura në Mitrovicë do të bëhet simbol i normalizimit të marrëdhënieve mes bashkësive në Kosovë, njoftuan nga Zyra e BE-së në Kosovë.
Pritet që ura në Mitrovicë të hapet për këmbësorë dhe automjete në të dyja drejtimet, në pajtim me rekomandimet të vlerësimit teknik dhe dizajnit arkitektonik, ku të dyja palët u morën vesh në qershor të vitit 2015.
Së bashku me kryetarët e komunave, një grup pune rregullisht do të monitorojë kushtet politike dhe të sigurisë në komunat gjatë dhe pas procesit të rindërtimit. Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i në pajtim me mandatet e tyre do të garantojnë një mjedis të sigurtë.
Në Lojrat Olimpike vjen momenti i Neymar Jr. Me një gol dhe një asist ylli i Barcelonës udhëhoqi Brazilin drejt fazës gjysmëfinale në Olimpiadën e shtëpisë. Selecao triumfoi me shifrat 2-0 në cerekfinale përballë Kolumbisë dhe tashmë do të masë forcat në gjysmëfinalet e turneut me Hondurasin që pas Argjentinës eliminoi edhe Korenë e Jugut. Në Arena Corinthians në Sao Paulo ishte mbrëmja e Neymar Jr. 24-vjecari justifikoi faktin që mban në krah shiritin e kapitenit të një kombëtareje që ka fituar 5 Kupa Bote por që në një Olimpiadë kërkon arin e parë duke i dhënë avantazhin Brazilit pas vetëm 12 minutash lojë. Fantastik Neymar, ylli i Barcelonës ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje standarte nga një distancë e largët duke e ndalur topin në fundin e rrjetës.
Në avantazh 1-0 skuadra e Rogerio Micales e kishte më të thjeshtë të kishte kontrollin e lojës dhe të administronte rezultatin. Los Cafeteros u përpoqën në disa momente të barazonin ndeshjen por Teofilo Gutierrez dhe Pabon Rios nuk ishin të saktë në finalizim. Për të vulosur kualifikimin e Brazilit në gjysmëfinale dhe njëkohësisht eliminimin e Kolumbisë mendoi Luan që i shërbyer nga Neymar lëshoi një predhë nga distanca duke shtangur për herë të dytë në këtë ndeshje poriterin e miqëve Bonilla. Një gol i Elis në minutën e 59-të i dha fitoren 1-0 Hondurasit ndaj Koresë së Jugut. Në gjysmëfinale u kualifikua dhe Nigeria që mundi 2-0 Danimarkën falë finalizimeve të kapitenit John Obi Mikel dhe Umar. Përfaqësuesja afrikane tashmë do të ketë përballë në gjysmëfinalet e Rio 2016, Gjermaninë.
/supersport/
Nënkryetari i Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi, nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook ka shtruar pyetjen, nëse ka mbetur ndonjë njeri racional në këtë shtet apo VMRO dhe LSDM po bëhen përfundimisht dy anët e një medalje dhe po ia varin këtij shteti në qafë atë në shenjë të dështimit final?
Ja dhe postimi i tij i plotë:
Pas asaj që u bë me listën zgjedhore dhe pas kësaj deklarate të këtij funksionari të LDSM-së, vërtet ka ardhur koha të pyetemi a ka mbetur ndonjë njeri racional në këtë shtet apo VMRO e LSDM përfundimisht po bëhen dy anët e një medalje dhe po ia varin këtij shteti në qafë atë në shenjë të dështimit final?
Kjo i ngjan asaj se, sipas prindërve të tij ideologjikë, ka “добри Албанци”, si Ali Ahmeti, dhe “лоши Шиптари”, siç jemi ne shqiptarët e diskriminuar në këtë vend. Një retorikë e njohur kjo, kur Sinan Hasani ishte “поштен Албанец”, ndërsa Adem Demaçi ishte “лош Шиптар”. Dhe, e dini cili ishte epilogu i atij shteti…
Nëse ky është edhe qëndrimi i LSDM-së ndaj shqiptarëve, sepse VMRO-ja e dimë qëmoti se kë e ka shpallur Hero të Maqedonizmës, atëherë 8 Shtatori i ardhshëm mund të jetë një datë e mirë për ta shënuar perëndimin e të gjitha shpresave për një shtet demokratik, të barabartë dhe të drejtë.
