Cristiano Ronaldo në gjyq për evazion fiskal

Futbollisti portugez Cristiano Ronaldo do të paraqitet sot para gjyqtarit spanjoll në kuadër të hetimit lidhur me pretendimet për evazion fiskal.

Ronaldo do të mbërrijë në sallën e gjyqit në ora 11:30 sipas kohës lokale. Seanca e cila drejtohet nga gjykatësi hetues do të jetë e mbyllur për opinionin.

Gjykatësi do të marrë deklaratën e Ronaldos si pjesë e hetimit e cila do të tregojë nëse ka baza për aktakuzë.

Prokurori i shtetit vitin e kaluar ka ngritur dyshime për Ronaldon në katër pika të akuzës për evazion fiskal nga viti 2011 deri në vitin 2014, me vlerë 14.7 milionë euro.

Paditësi do të duhet të tregojë se Ronaldo ka shfrytëzuar kompanitë “off-shore” jashtë Spanjës për të fshehur të ardhurat. Të ardhurat e tij në Real Madrid nuk janë nën dyshime.

Shekulli Agency