Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) vazhdojnë të furnizojnë me pajisje ushtarake organizatën terroriste PKK/PYD në Siri në kuadër të luftës kundër organizatës terroriste DEASH. Dje njësive terroriste në veri të Rakkas u janë dërguar 100 maune.
Gazetari i AA-së në Haseke ka njoftuar se 100 maune të ngarkuara me pajisje ushtarake dhe municione, kanë hyrë mbrëmë në orët e vona në Haseke, që ndodhet në kufi me Irakun dhe nën kontrollin e organizatës.
Në autokolonë vëmendje kanë tërhequr automjetet e blinduara “Hummer” të cilat përdoren nga ushtria amerikane.
Që nga 5 qershori, SHBA-të kanë dorëzuar në rajonin e PKK/PYD-së gjithsej 809 maune.
Në ndërkohë, AA ka siguruar një dokument nga Pentagoni, në të cilën gjendet lista e armëve që do t’u dorëzohen grupeve në Siri, në mesin e të cilave gjendet edhe PKK/PYD. Në listë bëjnë pjesë 12 mijë kallashnikovë, tre mijë RPG-7 amerikanë, një mijë antitankë amerikanë AT-4 ose rusë SPG-9.
Sipas listës, organizatës terroriste do t’i dërgohen edhe 235 mortaja të kalibrave të ndryshëm, 100 snajperë, 450 dylbi nate të tipit PV-7 dhe 150 dylbi ndriçuese lazerike me infrared.
Operacioni i Vendosmërisë Natyrore të Task Forcave të Bashkuara, i kryesuar nga SHBA-të, kishte njoftuar se operacioni në Rakka ka nisur më 6 qershor të këtij viti, megjithatë, dihet se SHBA-të mbështesin ushtarakisht PKK/PYD-në që nga prilli i vitit 2006.