Neuer fiton çmimin e portierit të vitit nga IFFHS

Portieri gjerman i Bayern Munich-ut, Manuel Neuer, u zgjodh portieri më i mirë i vitit 2016 nga Federata Ndërkombëtare e Historisë së Futbollit dhe Statistikave (IFFHS).

Në një deklaratë të publikuar në ueb faqen e IFFHS-së, thuhet se në votimin e 30-të me radhë këtë vit me pjesëmarrjen e gazetarëve dhe ekspertëve nga 56 vende të ndryshme të botës, u përcaktua portieri më i mirë i vitit. Manuel Neuer i cili arriti të bëhet kampion në ligë dhe gjithashtu në Kupën e Gjermanisë me fanellën e Bayern Munich-ut, me 156 pikë të fituara iu dha për herë të katërt me radhë ky çmim.

Ndërsa portieri italian i Juventus-it, Gianluigi Buffon i cili më parë e kishte fituar 4 herë këtë çmim, u klasifikua në vendin e dytë me 91 pikë. Ndërsa portieri i Kombëtares së Portugalisë, Rui Patricio me 50 pikë u rendit në vendin e tretë.

Pas votimit renditja është si më poshtë:

  1. Manuel Neuer (Bayern Munich) 156 pikë
  2. Gianluigi Buffon (Juventus) 91 pikë
  3. Rui Patricio (Sporting Lisbon) 50 pikë
  4. Claudio Bravo (Barcelona/Manchester City) 45 pikë
  5. David De Gea (Manchester United) 37 pikë
  6. Jan Oblak (Atletico Madrid) 31 pikë
  7. Hugo Lloris (Tottenham) 29 pikë
  8. Keylor Navas (Real Madrid) 18 pikë
  9. Thibaut Courtois (Chelsea) 13 pikë
  10. Denis Onyango (Mamelodi Sundowns) 5 pikë
  11. Petr Cech (Arsenal) 4 pikë
  12. Samir Handanovic (Inter) 2 pikë
  13. Marc Andre Ter Stegen (Barcelona) 1 pikë
Shekulli Agency