Ndihmonte personat me probleme në zonën “Schengen”/ Arrestohet 50 vjeçari

arestim-111-448765Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë dhe Policinë e Kosovës, kanë arrestuar një shtetas 50 vjeçar pasi ndihmonte personat me probleme në “Shengen” të kalonin në mënyrë të paligjshme.

Burime zyrtare nga policia thanë se pas operacionit të koduar “Schengen” është arrestuar shtetasi Halil Bafti 50 vjeç,  banues në Fushë-Krujë.

Bafti gjatë kësaj periudhe, ka mundësuar kalimin në mënyrë të paligjshme të rreth 100 shtetasve, me probleme në zonën Schengen, nga qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe të Kosovës në drejtim të Gjermanisë,  me qëllim fitimin e statusit të azilkërkuesit, kundrejt shumës 500 – 3 000 €.

Në ngarkim të Baftit, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Krujë, ka nxjerrë urdhër ndalimi për kosumim të veprës penale“Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Shekulli Agency