Zv/ministri i Jashtëm italian: Turqia, shembull i mirë për të gjithë

“Kemi mendime të mira lidhur me qasjen e Turqisë ndaj krizës me refugjatë”, tha Zv/ministri i Jashtëm italian, Giro

mario-giroZëvendësministri i Punëve të Jashtme të Itlalisë, Mario Giro, tha se ka mendime të mira lidhur me qasjen e Turqisë ndaj krizës me refugjatët.

Giro po merr pjesë në Samitin Botëror Humanitar i cili po mbahet në Stamboll.

Ai për gazetarin e AA-së foli lidhur me rëndësinë e samitit që për herë të parë po organizohet nën çatinë e Kombeve të Bashkuara (KB), hapat të cilat shteti i tij i ka bërë në fushën e ndihmave humanitare, si dhe çështjen e migrimit dhe refugjatëve.

Ai potencoi se Samiti Botëror Humanitar u ka ofruar platformë diskutimi në lidhje me problemet humanitare në zonat e luftës jo vetëm shteteve anëtare të OKB-së, por edhe organizatave dhe institucioneve ndërkombëtare.

“Ky është në takim dhe kohë e mirë që të shqyrtojmë se sa jemi pranë atyre që kanë nevojë për ndihmë”, tha Giro.

Shekulli Agency