Poezi nga poetja: XHEVRIJE KURTESHI NIMANI 

Xhevrije Kurteshi Nimani

PLAGA JONË TË TJERËVE  S’U DHEMB

Çdo ditë lexon shkrime të ndryshme
Ndëgjon e shikon lajme e analista koti,
Që për një qindarkë
E shëmbin dhe kalanë më të fort në botë.

Çdo ditë për çudi
Lexon e shikon
programe live e lajme nga tereni,
A e ndëgjove çka tha, mirë ka ka thënë
Ai nga europa apo dhe ai larg nga kontinenti.

Në gjithë këtë katrahurë
E në gjithë këtë kohë tranzicioni,
Secili mundohet ta ul tjetrin
Me fjalë që sa shumë po i’a tjetrit !

Por, e vërteta se pranon këtë gjendje tmerri
Duke e ulur tjetrin e kombin,
Të tjerëve tu bëjmë nder,
Prandaj ta therrasim mendjen
E të kemi dhe përgjegjësi çdo herë.

Se askujt tjetër në botë
Plaga jonë s’i dhemb,
Në daç të jetë mik i mirë e i vërtetë
Apo dhe armik që vërtet na urren.

Pa egon se “unë jam i pari”
Dhe me zërin e arsyes,
Ta fillojmë këtë vit të mbarë
Në të mirë të gjithë shqiptarisë.

Se plaga jonë shekullore
I ka rrënjët thell,
Prandaj me fjalë boshe
Nuk shërohet asnjëherë.

Vetëm të bashkuar
Si në kohën e Skënderbeut
Do jemi më të fort
Dhe mbrojtja e vetme e atdheut.

Shekulli Agency