Rusia: Ukraina dhe vendet perëndimore përdorin organizatat terroriste në kryerjen e krimeve

Drejtori i Shërbimit Federal të Sigurisë Ruse (FSB), Alexander Bortnikov pretendon se Ukraina dhe vendet perëndimore organizojnë kryerjen e krimeve në territorin rus duke përdorur organizatat ndërkombëtare terroriste, transmeton Anadolu.

Sipas një deklarate nga Komiteti i luftës kundër terrorizmit të Rusisë (NAK) thuhet se Bortnikov mbajti takim me anëtarët e NAK.

Ai theksoi se këtë vit në Rusi janë parandaluar 27 sulme terroriste kundër infrastrukturës së transportit dhe energjisë, ndërmarrjeve të industrisë së mbrojtjes dhe elementëve mbështetës së jetës në Rusi. “Nazistët në Ukrainë dhe vendet perëndimore që i drejtojnë ata, organizojnë kryerjen e krimeve barbare në territorin tonë dhe në kryerjen e këtyre krimeve përdorin anëtarët e organizatave ndërkombëtare terroriste”, tha Bortnikov.

Sipas tij, sulmi terrorist në sallën e koncerteve “Crocus City Hall” në Moskë është provë për këtë dhe se me këtë rast janë marrë masa shtesë të sigurisë kundër sulmeve terroriste.

– Sulmi terrorist në Moskë

Mbrëmjen e 22 marsit persona të armatosur kryen sulm terrorist në sallën e koncerteve “Crocus City Hall në Moskë.

Në pamjet e ndara në mediat sociale, shihej se agresorët hapnin zjarr me armë automatike pa dallim ndaj të pranishmëve në sallë.

Numri i viktimave nga sulmi terrorist u rrit në 144. Deri më sot lidhur me sulmin janë arrestuar 11 persona.

Shekulli Agency