Gjendet dhomë e fshehtë në njërën nga shkollat e FETO-s në Turqi

Ekipet të cilat hynë në dhomën e fshehtë, gjetën katër shpata, një arkë të zbrazët parash, si dhe dy letra të ngjitura në arkë me shënimet “2800 dollarë” dhe “3200”

fet-4533Në ndërtesën e vjetër të Shkollës Fillore dhe të Mesme Yamanlar së cilës iu vendos administrator shteti me pohimin se ka pasur lidhje me Organizatën Terroriste (FETÖ) dhe të cilës iu ndërrua emri në “Dëshmorët e 15 Korrikut”, u gjet një dhomë e re e fshehtë. Mësohet se investigimi në shkollë po vazhdon ende, për arsye të mundësisë së gjetjes së dhomave të ngjashme, për të cilën thuhet se është zbrazur.

Ekipet të cilët po i vazhdojnë punimet në shkollën në Karabağlar, në hetimin që e zhvilluan në një dhomë në katin e pestë që përdorej si apartament, njoftuan se në dollapin e rrobave kishte një mekanizëm të fshehtë. Me denoncimin e rastit, në shkollë arritën ekipet e Departamentit të Luftës Kundër Krimeve Financiare pranë Drejtorisë Policore të Izmirit, ndërkohë që gjatë hetimeve ata tërhoqën perin i cili aktivizonte mekanizmin, me çka pas pjesës së pasme të dollapit u hap një derë e cila mundësonte kalimin në një dhomë të fshehtë.

– Në dhomën e cila mbrohej me sistem alarmi, u konfiskua një arkë parash

Ekipet të cilat hynë në dhomën e fshehtë, gjetën katër shpata, një arkë të zbrazët parash, si dhe dy letra të ngjitura në arkë me shënimet “2800 dollarë” dhe “3200”.

Bëhet e ditur se mekanizmi për mbylljen dhe hapjen e derës së dhomës punonte me perin në dollap dhe se sistemi i alarmit i vendosur në dhomë u çaktivizua duke i prerë kabllot.

Në katin për të cilin pohohet se është përdorur si apartament, ekipet po ashtu rastisën në dhoma që janë përdorur për vizita të mysafirëve të nivelit të lartë, që i ngjanin hoteleve luksoze, me sisteme ndriçimi me telekomandë dhe banjo të ndara.

Njoftohet se hetimet po vazhdojnë me dyshimin se në shkollë mund të gjenden dhoma të ngjashme.

Ekipet po ashtu zhvilluan hetime edhe në dhomën e quajtur “qoshja e orientit” e pajisur me sende autentike.

Vëmendje tërhoqi uniforma ushtarake që u gjet në dhomë, e cila në pjesën e gjoksit kishte emblemën e flamurit turk, ndërsa pjesën e krahut kishte të qepur mbrapsht gradën e rreshterit.

Ndërkaq, në tavanin e dhomës u gjet kallëpi që përbëhej dy katrorëve brenda njëri-tjetrit, që njihet si vula e Sulltan Sulejmanit.

Shekulli Agency