PRESHEVË: Asociacioni i komunave shqiptare edhe një vit pas themelemit mbeti veç në letër

Ragmi-Nagip-6554Ka kaluar një vit nga themelimi i asociacionit të komunave të Luginës së Preshevës si përgjigje e “Zajednicës” serbe në Kosovë, mirëpo ajo ende nuk funksionon, shkruan AlJazeera, transmeton presheva.com.

Kryetari i KNSH Jonuz Musliu në një deklaratë për Al Jazeeran ka thënë se gjithçka është gati që ky asociacion të filloj të veproj por pritet “sinjali nga bashkësia ndërkombëtare|.

“Po presim dritën jeshile nga Brukseli. Ne kemi kemi gati formën e veprimit, tani po përcjellim rrethanat në Ballkan” ka thënë Musliu.

Kryetari i PVD-së, Riza Halimi nga ana tjetër konsideron asociacion të tillë duhet të formohet në bazë të kushtetutës dhe ligjeve të Serbisë:

“Para një viti bëhej fjalë vetëm për një potez marketingu dhe mbledhja e poenave politik. Ne atherë kemi konsideruar se një koncept i tilë mund të realizohet vetëm nëpërmjet vendimeve të kuvendeve lokale, duke fuqizuar nenin 89 të ligjit për vetqeverisje lokale i cili qartë lejon formimin e asociacionit që ka qëllim interesim e qytetarëve të saj” ka thënë Halimi.

Ai ka shtuar se shqiptarët duhet të bashkëpunojnë me Beogradin zyrtar që së bashku me ambasadorët e vendeve “miqtë e Luginës së Preshevës” nëpërmjet ligjit të realizojnë idetë e tyre.

“Këtu në jug të Serbisë pothuaj se asgjë nuk ndodh nëse nuk është nën kontrollin e Beogradit. Kështu që mendoj se në atë moment dikujt i ka konvenuar asociacioni i komunave shqiptare, para së gjithash se atherë bisedohej në Bruksel” ka thënë gazetari i portalit Bujanovacke, Nikola Laziq.

/presheva.com/

Shekulli Agency