Nëna siriane kërkon t’i kthehet vajza që iu rrëmbye nga PKK/YPG e mbështetur nga SHBA-ja

Huda Remmo, nëna e vajzës 14-vjeçare e cila u rrëmbye nga organizata terroriste PKK/YPG e mbështetur nga SHBA-ja, nga rrethi Munbixh i qytetit të Halepit në veri të Sirisë, kërkon që fëmija i saj t’i kthehet.

Konventa e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijës dhe ligjet e tjera ndërkombëtare e përkufizojnë përdorimin e fëmijëve për qëllime terroriste si “krime kundër njerëzimit”.

Organizata terroriste PKK/YPG rrëmben fëmijë dhe i rekruton me forcë në rajonet që pushton në Siri, duke shkatërruar ëndrrat e prindërve dhe fëmijëve.

Një nga viktimat e PKK/YPG-së është edhe Aya Muhammed Hamam nga Munbixhi, e lindur në dhjetor 2010. Aya u rrëmbye nga organizata terroriste e mbështetur nga SHBA-ja, derisa po shkonte në shkollë më 2 mars 2024.

Nëna e Aya-s, Huda Remmo, detajet e rrëmbimit i rrëfeu për Anadolu.

Duke u shprehur se vajza e saj është nxënëse e klasës së 8-të, Remmo tha se nuk ka marrë asnjë lajm për fëmijën e saj që nga dita e rrëmbimit.

Remmo tha se kur pyeti shokët e klasës në shkollë, mori përgjigjen se vajza e saj ishte “në duart e Civanen Şöreşker, një prej strukturave rinore të organizatës”.

Edhe pse e ka kërkuar shumë, nëna e pikëlluar shpjegon se nuk ka arritur të marrë informacion se ku është vajza e saj.

EŞREF MUSA

Anadolu AA

Shekulli Agency