Xhaka: Gati për një klub të madh por jo të ngroh stolin

granit-xhaka-76577Granit Xhaka shrehet hapur pro largimit nga Borussia e Moneshengladbahut. 23-vjecari mendon se ka ardhur momenti që ai të bëjë një tjetër hap të rëndësishëm në karrierë, duke u transferuar në një klub të madh europian, por ka një kusht të panegociueshëm: aktivizimin titullar. Futbollisti me origjinë shqiptare, që prfaqëson Zvicrën në rang kombëtares, kërkohet në Angli nga Liverpuli, Arsenali dhe Chelsea, ndërsa në Bundesligë për të ka shfaqur interes Bayerni i Mynihut. Drejtori sportiv i Gladbahut, Max Eberl, deklaroi javën e kaluar së Xhaka mund të largohet nga Borussia Park vetëm në rast të një oferte të parezisuteshme.  Vetë futbollsti nga ana tjetër, përtej dëshirës për të veshur një fanellë më të rëndësishme se ajo e Gladbahut, nuk dëshiron të shndërrohet në lojtar stoli.

“Gladbahu është një klub i rëndësishëm, por nëse një ditë do të më jepet mundësia, do të doja të luaja në një klub të madh. Por kurrsesi nuk do të shkoja në një skuadër ku nuk do të kem mundësi të aktivizohem titullar.”

Kjo deklaratë e Granit Xhakës është e kuptueshme 5 muaj para finaleve të Euro 2016, pasi lojtari nuk dëshiron ta vërë në diskutim vendin e titullarit në kombëtaren e Zvicrës për shkak të aktivizimit të paktë./SuperSport

Shekulli Agency