Sipas portalit Transfermarkt, i cili publikon vlerën e kartonit të futbollistëve, kampionët e botës mbajnë vendin e parë me 580 mln euro.
Vlera e futbollistëve gjerman shkon deri në 75 mln euro, ndërsa ai që kushton më pak është Podolski me vetëm 8 mln euro.
Në vend të dytë është Spanja, e ndjekur nga Belgjika, Anglia dhe Franca.
Italia është e fundit e kombëtareve të mëdha me vlerën 272 mln euro, 308 mln më pak se Gjermania.
Ndërkohë vlera e 23 lojtarëve të De Biasit kap shifrën e 46 mln eurove, ku lojtari më i shtrenjtë është mbrojtësi i Napolit Elseid Hysaj, vlera e të cilit shkon deri në 12 mln euro.