Verratti me PSG-në deri në vitin 2020

Barcelona apo klube të tjera të mëdha në Europë duhet ta harrojnë Marco Verrattin.

verrati-6755444.Mesfushori italian zgjati kontratën me PSG deri në vitin 2020, duke shuar të gjitha zërat për një largim të mundshëm nga kryqyteti francez. Në komunikatën zyrtare të Paris Saint Germain, shkruhet se ky rinovim kontraktual tregon rëndësinë që ka 23-vjecari në Parc des Princes. Pas marrëveshjes së re të Blanc dhe të stafit të tij, zgjatje e kontratës së Verrattit reflekton besnikërinë e futbollistëve për PSG. Që nga dita kur firmosi për klubin në Korrik të 2012-ës, mesfushori italian është shndërruar simbol i projektit sportiv të PSG, duke patur një rol të rëndësishëm në sukseset e skuadrës si në Francë edhe në Champions League.

Verratti ka luajtur në 155 ndeshje me parizienët, ndër të cilat 28 në Champions League. Vetë lojtari i Kombëtares Italiane u shpreh shumë i lumtur për zgjatjen e kontratës, ai falenderoi klubin për besimin që i ka dhënë që nga dita e parë kur shkeli në Francë. Verratti premtoi se do të japë maksimumin për t’u dhënë kënaqësi tifozëve parizienë. Presidenti Al Khelaifi theksoi në fjalën e tij se Verratti është një ndër futbollistët më të talentuar në Europë, një idhull për tifozët e Paris Saint Germain, ndaj mirëbësimi mes palëve do të vijojë për shumë vite të tjera.

Shekulli Agency