Turqia siguron kualifikimin në Euro 2020

Kombëtarja e Turqisë në futboll siguroi pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian të Futbollit Euro 2020 pas barazimit pa gola në përballjen me Islandën në kuadër të fazës eleminatore në Grupin H.

Ndeshja, e cila përfundoi me rezultatin 0-0, u zhvillua Kompleksin Sportiv Ali Sami Yen në Stamboll.

Turqia aktualisht kryeson në Grupin H me 20 pikë, ndërsa pas saj radhitet Franca me 19 pikë, e cila do të përballet me Moldavinë në Stade de France në Paris.

Pas barazimit, Islanda qëndron në vendin e tretë me 16 pikë.

Ndërkaq, Shqipëria, e cila do të përballet me Andorën, ka 12 pikë ne vendin e katërt, kurse në dy vendet e fundit janë Andora dhe Moldavia me nga tri pikë.

Ky është kualifikimi i pestë i Turqisë në Kampionatin Evropian pas viteve 1996, 2000, 2008 dhe 2016.

Shekulli Agency