Trajneri i Shqipërisë, Xhani De Biazi, analizoi Serinë A

Biazi-436678-610x400Trajneri i kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi, ka analizuar ndeshjet e mbrëmshme të Serisë A, i ftuar në studion e televizionit publik, RAI. Italiani ka qenë në emisionin “Minuta e 90-të” në kanalin e dytë të RAI-t ku është shprehur i lumtur për suksesin e Napolit dhe të trajnerit të tij, Sarri.

De Biazi ka theksuar edhe një herë se këtë sezon është tifoz i Fiorentinës, që po realizon një kampionat shumë të mirë, edhe pse nuk ka financat e klubeve të mëdhenj.
Trajneri i kombëtares është pyetur edhe për lojtarët shqiptarë të Serisë A, duke vlerësuar se kontributi i tyre ka qenë mjaft i madh për skuadran në të cilat luajnë.
Shekulli Agency