Tetë shqiptarë në Ligën e Kampionëve

granit-xhaka-76577Janë mësuar 32 skuadrat pjesëmarrëse të Ligës së Kampionëve për edicionin 2016/2017.

Në Ligën e Kampionëve këtë edicion, shqiptarët përfaqësohen me shtatë lojtarë dhe një trajner.

Janë shtatë futbollistë që me skuadrat e tyre kanë siguruar grupet e Ligës së Kampionëve, dhe Besnik Hasi si trajner, shkruan lajmi.net.

Kjo listë mund të ndryshoi nëse në këto ditë të afatit kalimtar të transferimeve, ndërron skuadër ndonjë futbollist shqiptar.

Shqiptarët në Ligën e Kampionëve:

Granit Xhaka – Arsenal

Elseid Hysaj – Napoli

Admir Mehmedi- Bayer Leverkusen

Bersant Celina – Manchester City

Sinan Bytyqi – Manchester City

Taulant Xhaka – Basel

Besnik Hasi – Legia Varshavë

Alban Sulejmani – Legia Varshavë

Shekulli Agency