Sot ora 16:00 Barcelona – Atl Madrid/ Enrique dhe Simeone ndezin sfidën

simeone-enriqueNë Camp Nou mund të  vendoset shumë përsa i përket garës për titullin e La Ligas, pasi këtë të Shtunë në impiantin katalanas luhet Barcelona-Atletico Madrid. Përballë njëra-tjetrës do të vendosen dy skuadrat që kryesojnë klasfikimin me pikë barabarta, por një fitore e Barcës mund të ndërlikonte jo pak shanset e Atleticos së Simeones për tu shpallur kampion pasi blaugranat kanë një ndeshje më shumë për të zhvilluar. 6 pikë diferencë në renditje do të ishin shumë nëse meret e mirëqenë fitorja e Barcës në ndeshjen e prapambetur ndaj Sporting Gijon, dhe kjo është një nga  arsyet se përse në Camp Nou parashikohet një duel shumë i nxehtë. Dicka të tillë e ka mëse të qartë edhe vetë trajneri i Barcelonës Luis Enrique.

” Do të kemi përballë një rival direkt, kjo është një nga arsyet që kjo sfidë është shumë e rëndësishme për ne. Në La Liga titulli mund të vendoset nga duelet direkte por edhe nga goleavarazhi, kështu që duhet të japim maksimumin për ta fituar këtë ndeshje. E dimë që nuk do të jetë e lehtë por shpresojmë që me mbështetjen e publikut, ta kalojmë me sukses përballjen ndaj Atleticos”.

Neymar Jr është gati për këtë sfidë, madje Luis Enrique u përgjigj me humor kur u pyet nga gazetarët nëse do ta aktivizojë që nga minuta e parë sulmuesin brazilian”.

” Neymar ka marrë një goditje në këmbë por është mirë. Ndoshta e palogjikshme do të ishte nëse nuk e aktivizoj, por nëse e bëj dicka të tillë ai më vret. Ju siguroj që Neymar do të luajë ndaj Alteticos”.

Në krahun tjetër Diego Simeone e di shumë mirë se cfarë e pret skuadrën e tij në duelin e Camp Nou-t. Numri 1 i stolit të Atleticos vlerësoi Barcelonën ndërkohë që theksoi se për Los Colchoneros misioni për të marrë pikë në Camp Nou do të jetë shumë i vështirë.

” Barcelona është skuadra më i mirë në Botë. Sulmuesit e saj kanë një nivel shumë të lartë dhe ne duhet të qëndrojmë të përqëndruar gjatë gjithë ndeshjes. Ardhja e Suarez e ka rritur akoma më tepër forcën sulmuese të tyre. Kush pëlqen futbollin e bukur mjafton të shohë sesi lëvizin në fushë Messi-Neymar e Suarez. Kjo është ndeshje shumë e rëndësishme për ne, duam ta shijojmë por nga ana tjetër duam edhe të largohemi me një rezultat pozitiv nga Camp Nou edhe pse e dimë që nuk do të jetë e thjeshtë”. /SuperSport

Shekulli Agency