Sot në EURO 2016, Ronaldo dëshiron të ndalë Kroacinë

Përballja Portugali – Kroaci do të luhet në stadiumin “Bollaert-Deleils“ në Lens me fillim në ora 21:00. Kroatët në mënyrë superiore fituan vendin e parë në grupin “C”

ronaldo-4444Pasi janë zhvilluar ndeshjet e fazës së grupeve në EURO 2016 vijuan dy ditë pauzë, por sot adhuruesit e futbollit mund t’u kthehen etheve të këtij sporti. Sot fIllon pjesa më interesante e garës, faza eliminatore në të cilën askush më nuk ka të drejtë për gabime. Si më interesante për rajonin është ndeshja Portugali – Kroaci.

Përballja Portugali – Kroaci do të luhet në stadiumin “Bollaert-Deleils“ në Lens me fillim në ora 21:00. Kroatët në mënyrë superiore fituan vendin e parë në grupin “C”, duke fituar kampionin aktual evropian Spanjën.

Por, nga ana tjetër Portugalia e cila kaloi grupin “F” deri në të tetën e finales ka adutet e saj, ndërsa më i madhi është një ndër futbollistët më të mirë të ditës së sotme Ronaldo.

Tradita është në anën e portugezëve, të cilët në tre përballjet e deritanishme me kroatët shënuan fitore.

Në dy duelet tjera takohen Zivcra – Polonia dhe Uellsi – Irlanda e Veriut.

– 25 qershor – Saint-Etienne (15.00): Zvicra – Polonia

Paris (18:00) Uellsi – Irlanda e Veriut

Lens (21:00) Kroacia – Portugalia.

Shekulli Agency