Shqipëria në vendin e 45-të në FIFA/ Ja ku renditen kundërshtarët e grupit në Euro 2016

Shqipëria nuk ndryshon pozicion në renditjen e përgjithshme të FIFA-s për muajin maj.

kombetarja-Kuqezinjtë mbeten në vendin e 45-të, pozicion ku rrëshqitën në muajin prill pas humbjes me Austrinë dhe fitores me Luksemburgun në muajin mars.

Klasifikimi i muajit aktual ka sjellë shumë pak ndryshime sa u përket përfaqësueseve europiane, pasi gjatë muajit prill nuk janë zhvilluar takime.

Sa u takon kundërshtarëve të Shqipërisë në Grupin A të finaleve të Europianit, Zvicra mban pozicionin më të mirë, të 14-in, Rumania është e 19-ta, ndërsa Franca mbetet e 21-ta.

Rekordi historik i Shqipërisë në renditjen e përgjithshme të FIFA-s, është shënuar në gusht të 2015-ës, me vendin e 22-të.

Shekulli Agency