Seria A, Juventus rrezikon 2 pikë penalizim

Juventus-45622Komisioni i Disiplinës në Federatën Italiane të Futbollit ka nisur procesin hetimor ndaj Juventusit, Udineses dhe Genoas. klubi bardhezi dhe dy drejtuesit, Marotta dhe Paratici akuzohen për parregullsi në transferime.

Skuadra kampione e Italisë dhe dy drejtuesit janë nën hetim për shkeljen e neneve të drejtësisë sportive, për rregulloren rreth menaxherëve të futbollistëve.

Për Juventusin lojtari i përfshirë është Marco Motta. Mbrojtësi i djathtë ishte pjesë e bardhezinjve nga viti 2010 deri më 2015-ën. Gjatë atij 5-vjeçari kur torinezët zotëronin kartonin, Motta është aktivizuar me gjashtë skuadra të ndryshme, mes të cilave janë edhe Genoa dhe Udinese. Nën hetim janë edhe këto dy klube të tjera të Serisë A.

Ashtu si në rastin e Juventusit, edhe Udinese akuzohet për përgjegjësi direkte ose objektive, ndërsa akuza ndaj Genoas është e përgjegjësisë direkte.

Prej hetimit të nisur nga Disiplinori, Zonja e Vjetër rrezikon gjobë nga 50 deri më 180 mijë euro, ose penalizim me një ose dy pikë në renditjen aktuale.

Dënimi me pikë do të ishte një goditje e madhe për skuadrën e Allegrit, që pas pesë fitoreve radhazi në kampionat është ngjitur në vendin e pestë në renditje me 27 pikë, vetëm 6 më pak se Interi kryesues

Shekulli Agency