Sergio Aguero i Manchester City-t jashtë fushe për disa javë

Golashënësi i të gjitha kohërave të Manchester City-t, Sergio Aguero do të jetë jashtë fushe për disa javë për shkak të një dëmtimi muskulor.

Trajneri spanjoll i City-t, Pep Guardiola sot ka konfirmuar se sulmuesi argjentinas mund të humbasë derbin kundër rivalëve të qytetit Manchester United më 7 dhjetor.

“Ai ka problem të tendinit përpara, ashtu që do të jetë disa ndeshje jashtë”, tha Guardiola në një konferencë për media përpara ndeshjes së City-t në Ligën e Kampionëve kundër Shakhtar Donetsk.

“Do të na mungojë Sergio, kemi pasur disa probleme me lëndimet, por do ta presim atë dhe ndërkohë kemi Gab dhe Sterling të cilët mund të luajnë në atë pozitë”.

Aguero pësoi në ndeshjen e së shtunës në Premier Ligë kur Manchester City mposhti Chelsea-n 2-1 në Etihad Stadium.

Shekulli Agency