Ronaldo lëndohet në momentet më vendimtare për Realin

ron-46335Futbollisti portugez Cristiano Ronaldo ka pësuar një lëndim muskular edhe atë në momentin më të keq të mundshëm për Real Madridin para së cilës janë finalja e ligës sapnjolle- Primera dhe gjysmë-finalja e Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt.

Kontrollet mjekësore të bëra nga Ronaldo të premten treguan se lojtari fenomenal i futbollit ka lënduar muskulin e kofshës së djathtë. Lëndimi ka ndodhur të mërkurën gjatë ndeshjes kundër Villarrealit. Klubi nuk ka specifikuar se sa kohë do të pauzojë Ronaldo.

“Klubi mbretëror” katër xhiro para përfundimit të Premiera-s, zë vendin e tretë në rënditje me një pikë më pak nga lideri Barcelona dhe vendit të dytë Atletico Madrid. Të shtunën Reali do të jetë mysafir i rivalit lokal Rayo Vallecano. Pastaj do të udhëtojë në Angli, ku të martën do të përballet me Manchester Cityt në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Ronaldo në 44 ndeshje të këtij sezoni, në të gjitha garat, ka shënuar 47 gola dhe është e qartë se mungesa e tij në përfundim të sezonit ka ngatërruar planet e trajnerit Zinedine Zidane.

Shekulli Agency