Legjenda braziliane e futbollit, Ronaldo, mendon se Napoli do ta fitojë titullin e Serie A këtë edicion.
Ish lojtari i Interit, ka parashikuar se neroazzurët do të kualifikohen në Ligën e Kampionëve.
“Scudetto? Do të doja të thoja Inter, por në bazë të situatës së tanishme, kualifikimi në Ligën e Kampionëve mendoj se është mundësia më reale”, tha ai.
“Napoli ose Juventus për titull? Unë e përkrah Napolin, me të vërtetë mendoni se do ta zgjedhja Juven?, shtoi Ronaldo.