Rio 2016, Neymar thyen rekord!

Neymar-7666Sipas të dhënave të FIFA-s, sulmuesi brazilian ka shënuar golin më të shpejtë në historinë e këtij kompeticioni, në ndeshjen që sapo u mbyll, ku Brazili fitoi me rezultatin 6-0 ndaj Kombëtares së Hondurasit.

Lojtarit të Barcelonës iu deshën vetëm 15 sekonda për të shënuar, duke thyer kështu rekordin e mëparshëm të Janine Becker të Kombëtares Kanadeze të femrave, e cila shënoi pas 19 sekondave lojë.

Paraqitja e mirë e Neymar u vulos edhe nga një gol në minutën e 91-të e nga 2 asiste që dha për shokët e skuadrës, të cilët u konkretizuan në gola.

Shekulli Agency