Reali shkatërron 6-0 Espanyol, tre gola nga Ronaldo

real-spaMe Zinedine Zidane në stol, Reali i Madridit është i frikshëm në Bernabeu, stadium nga i cili të gjithë rivalët dalin të turpëruar.

Los Blancos shkatërruan me shifrat 6-0 Espanyol-in dhe shfrytëzuan maksimalisht disfatën e Atletico Madrid me Barcelonën. Tani diferenca me rivalët e qytetit që mbajnë vendin e dytë në La Liga është ngushtuar në vetëm një pikë. Goleada e madrilenëve u hap kur kronometri tregonte 7 minuta, me Karim Benzema që shfrytëzoi harkimin perfekt të James Rodriguez. Pak çaste më pas, Cristiano Ronaldo fitoi një penallti, të cilën e ekzekutoi ai vetë. Reali mbylli çdo diskutim në të 16-ën, duke i dhënë goditjen e knoc out Espanyol. Në pozicion të dyshimtë jashtë lojë, James kontrolloi topin dhe nuk u mendua dy herë të godiste, me devijimin fatkeq të Diop që ishte vendimtar për të nxjerrë portierin jashtë loje.

Përpara pushimit ndërmjet pjesëve ishte sërish Ronaldo që realizoi, me lëvizje të jashtëzakonshme duke nxjerrë jashtë loje mbrojtësit, ndërsa me të majtën nuk i la kohë për reagim portierit.

Avantazhi 4-0 bëri që Reali ta ulte ritmin e lojës në pjesën e dytë, duke qenë pak kërkues. Fakt që i pëlqeut trajnerit Zidane, i cili me aktivizimet e Jese dhe Casimiro i dha një impuls të ri lojës. Madrilenët u zgjuan në minutat e fundit. Ronaldo në të 82-ën realizoi golin e pestë të sfidës dhe të tretin personal, duke devijuar me kokë asistin e Jese Rodriguez. 4 minuta më pas, Reali shënoi sërish, pas autogolit të Oscar Duarte-s. Një tjetër sukses i madh për Los Blancos, pas atyre me shifrat 5-0 dhe 5-1 kundër Sporting dhe Deportivo-s. Me humbjen në Bernabeu, e teta radhazi në trasfertë, Espanyol regjistroi ecurinë më të dobët në 14 vitet e fundit.

Shekulli Agency