Rakitiç: Nëse mund të luaj në Barcelonë, nuk largohem

Futbollisti kroat Ivan Rakitiç tha se ka menduar të largohet nga klubi i Barcelonës, duke iu referuar statusit të këtij sezoni në kohën e ish-trajnerit Erneste Valverde.

“Nuk i kam merituar disa gjëra, një sjellje të tillë ndaj meje. Megjithatë, pa marrë parasysh, nuk është korrekte si përfundoi gjithçka me Valverden”, ka thënë Rakitiç pas ndeshjes së Barcelonës kundër Levantes.

Rakitiç humbi statusin e lojtarit të skuadrës së parë me ardhjen e Frenki de Jong në Barcelonë. Megjithatë, me ardhjen e Quique Setien si trajner i ri, ai sërish është kthyer në njëmbëdhjetëshin e parë.

“Dëshiroj të kënaqem. Nuk mendoj të kaluarën. Nëse mund të luaj në Barcelonë, jam i lumtur, nuk largohem”, tha Rakitiç.

Barcelona mbrëmë në xhiron e 22-të të La Ligës e fitoi Levanten me rezultatin 2-1 në stadiumin Camp Nou.

Shekulli Agency