Prezantohet projekti 50 milionë eurosh i stadiumit të ri

stadiumi-shqipKryeministri Edi Rama dhe shefi i futbollit, Agron Duka prenzantuan sot projektin e “Arenës Kombëtare”. Për stadiumin e ri në Tiranë do të investohen 50 milionë euro nga një kompanie private. Fillimisht Duka përmendi disa detaje të projektit, duke premtuar rritjen e mëtejshme të investimeve në futbollin shqiptar.

“Ti Shqipëri më jep nder është slogani që kemi zgjedhur për në euro 2016”-tha Duka. Më tej ai shtoi se “Futbolli shqiptar do të na nderojë vërtet në sytë e të gjithë botës. Është e parë që tregon se nuk ka objektiva të paarritshme”.

Më tej ai i dhuroi Ramës bluzën me numër 11. Sakaq, kryeministri Rama u shpreh se kjo është një fazë të re. “Ekipi kombëtar ofron një imazh të mrekullueshëm të kombit tonë dhe është një shëmbëlltyre rrezatuese e vlerave më të mria të popullit tonë”-tha Rama.

Sipas  tij, futbolli është një nga industritë më të mëdha, pasi 1 euro në sport përkthehet në 3.7 euro investuar në shëndetësi. “Jemi të vendosur për kthimin e sportit në shkollë. Do të jemi mbështetës të federatës, të bindur që është një investim përtej sportit. Ja dolëm që t’i japim kombëtares një shtëpi të parë dhe filluam të mendojmë për një shtëpi të dytë. Vendosëm që ta çelim në ditën e Europës. Shtëpia e tretë do të jetë shtëpia e madhe, kryesore e shqiptarëve”-tha ai.

Kryeministri theksoi se në stadiumin e ri do të kërkohet që të luhet Champions League. “Për stadiumin e ri nuk do të shpenzojmë asnjë qindrarkë sepse do të jetë një Partneritet Publik Privat. Do të sjellim një investim prej 50 milionë eurosh që do ta bëjë një kompani private”-tha Rama.

Shekulli Agency