Pas Zidane vjen edhe Hazard

Zidane-445365-Real Madrid ka një mundësi të mirë për të transferuar Eden Hazardin.
Real Madrid po kalon në momente të vështira dhe e ardhmja e trajnerit Rafa Benitez nuk është aspak e sigurt.

Kjo mund të detyroj presidentin Perez që të ndërroj trajner dhe në krye të skuadrës të sjellë francezin, Zinedine Zidane.

Mirror shkruan se, me emërimin e Zidane në krye të skuadrës, atëherë edhe mundësia për të transferuar Eden Hazardin do të ishte shumë më e madhe.

Hazard thuhet se është dëshira e madrilenevë për verën e ardhshme dhe Zidane do të ndihmonte shumë në transferimin e tij.

Shekulli Agency