Ndeshjet e xhiros së katërt të kualifikimeve evropiane për Botërorin 2018

rus-fut-2018Xhiroja e katërt e ndeshjeve të kualifikimeve evropiane për Botërorin 2018 në Rusi, nesër do të përfundojë me përballjet të cilat do të zhvillohen në 3 grupe.

Nesër do të zhvillohen 8 ndeshje në grupet A, B dhe H të vlefshme për Botërorin 2018.

Ndeshja më e rëndësishme në grupin H do të jetë ajo mes Greqisë cila është në vendin e dytë me 9 pikë dhe Bosnjë e Hercegovinës në vendin e tretë me 6 pikë. Ndeshja do të luhet në stadiumin “Karaiskakis” në Athinë.

Ndërsa një tjetër ndeshje e rëndësishme do të zhvillohet në grupin B mes Zvicrës e cila vazhdon rrugëtimin e saj pa humbje në stadiumin “Swissporaraena” në Lucern me Ishujt Faroe e cila gjendet në vendin e tretë me 4 pikë.

Programi i ndeshjeve të cilat do të luhen nesër:

Grupi A :

18:00 Bullgari – Bjellorusi

18:00 Luksemburg – Holandë

Grupi B:

18:00 Hungari – Andorrë

18:00 Zvicër – Ishujt Faroe

20:45 Portugali – Letoni

Grupi H:

18:00 Qiproja Greke – Gjibraltar

20:45 Greqi – Bosnjë e Hercegovinë

20:45 Belgjikë – Estoni

Shekulli Agency