Ndeshja Ukrainë-Kosovë do të zhvillohet në Poloni

top-65332Federata e Futbollit të Ukrainës (FFU), në një njoftim me shkrim bënë të ditur se FIFA ka lejuar që ndeshja kualifikuese për Botërorin 2018, mes Ukrainës dhe Kosovës, të zhvillohet në një vend tjetër, jashtë Ukrainës.

FFU bënë të ditur se me vendim të federatës kombëtare, nikoqir i kësaj ndeshje do të jetë qyteti Krakov, i Polonisë.

Ndërkaq, Federata e Futbollit të Ukrainës do t’i vizitojë stadiumet “Wisla” dhe “Cracovia” për të vendosur se ku do të luhet ndeshja.

Ukraina është ndër vendet që ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe për këtë arsye ndeshja Ukrainë-Kosovë do të luhet në shtetin fqinj të Ukrainës, në Poloni.

Shekulli Agency