Mourinho për ndeshjen me Newcastle: Pas pjesës së parë doja të bëja gjashtë zëvendësime

Chelsea luajti kundër Newcastle në trasfertë, ndërkohë që dhjetë minuta para përfundimit të ndeshjes ishte në disavantazh prej dy golash, Chelsea arriti të barazojë.

sh-jose-mourinhoTrajneri i Chelsea-s, Jose Mourinho tha se ekipi i tij për lojën në pjesën e parë të ndeshjes me Newcastle, e luajtur dje në kuadër të javës së 7-të të Premier League, meriton vlërsimin -1.

Chelsea luajti kundër Newcastle në trasfertë, ndërkohë që dhjetë minuta para përfundimit të ndeshjes ishte në disavantazh prej dy golash, Chelsea arriti të barazojë.

“Nëse do të vlerësoja lojën e ekipit tim nga 0 në 10 në gjysëm pjesën e parë, do të jepja -1. Ishim shumë të dobët. Është e mundur për të fituar ndeshjen nëse luani mirë në një kohë, por në qoftë se nuk luani për 45 minuta, atëherë është shumë vështirë për të fituar”, ka thënë Mourinho.

Ai theksoi se pas 45 minutave të pjesës së parë, po të kishte mundësi, do të bënte gjashtë zëvendësime.

“Në pjesën e parë u thashë lojtarëve se nuk kamë kohë t’i pyes pse ata janë aq dobët. Përpiqem të kuptoj pse nuk e pranojnë këtë. Nuk jam magjistar. Jamë përpjekur që të bëjë më të mirën për ekipin. Në pjesën e parë u thash se më vien keq sepse kam të drejtë për vetëm tri zëvendësime, ndërkohë kisha dëshirë të zëvendësoja gjashtë lojtarë. Nuk mund të thoni se reagimi im është negativisht. Më vjen keq, unë kritikoj”, tha Mourinho.

Chelsea pas shtatë javëve në Premier League ndodhet në vendin e 15 me tetë pikë.

Shekulli Agency