Mehmedi: E vështirë të luajmë kundër mëmëdheut

Admir-Mehmedi-Admir Mehmedi është një prej gjashtë shqiptarëve të Zvicrës, që në finalet e Euro 2016 pritet të luajnë kundër Kombëtares kuqezi. Edhe sulmuesi i Bayer Leverkusenit, nuk fshihet dhe ashtu si kanë bërë bashkëkombasit e tij gjatë këtyre javëve, zbulon se dëshironte ta evitonte një përballje të tillë. Kur kanë mbetur rreth dy muaj e gjysmë nga starti i evenimentit në Francë, 25-vjeçari i lindur në Gostivar, pohon vështirësinë e faktit që do të luajnë kundër mëmëdheut.

“Jam shqiptar nga Maqedonia, një nga gjashtë futbollistët me origjinë shqiptare që aktivizohen me Zvicrën. Të gjithë ne dëshironim ta evitonim të përballeshim me Shqipërinë”, tha Mehmedi. Sulmuesi theksoi se “Do të jetë e vështirë të luajmë kundër mëmëdheut”. Shqipëria do të debutojë një Kampionatin Europian pikërisht në sfidën përballë Zvicrës më 11 Qershor. Ndeshja do të luhet në Stade Felix Bollaert, të Lens, me kapacitet 35 mijë vende. Admir Mehmedi numëron 39 ndeshje me përfaqësuesen e Zvicrës, duke shënuar edhe 3 gola, ndërsa ka qenë pjesë e helvetëve edhe në finalet e Botërorit 2014 në Brazil.

Shekulli Agency