Mbrojtësi i Bayernit të Mynihut, Mehdi Benatia, ka kaluar tek skuadra italiane e Juventust. Benatia është shfaqur sot në godinën shëndetësore të Juventusit për të kryer vizitat mjekësore.
Mësohet se klubi torinez do të sjellë shërbimet e Benatia përmes një formule me huazim me të drejtë blerje me një shifër prej 18 milionë euro.
Sic shihet edhe nga fotot, Benatia shfaqet i lumtur në skuadrën e tij të re. Ai ka luajtur më parë në Itali tek Udinese dhe më pas tek Roma.