Luis Enrique rinovon me Barcelonën?

luis-enrique-453367776Me Luis Enriquen edhe pas vitit 2017-të. Te Barcelona nuk dëshirojnë të privihon nga trajneri i tyre dhe po punojnë që t’i rinovojnë edhe për disa sezone të tjera kontratën, 45-vjecarit nga Gijoni që në vetëm pak kohë ka arritur suksese të mëdha nën drejtimin e Barcës. Kontrata aktuale e Luis Enriques me klubin blaugrana skadon në verën e vitit 2017-të, por te Barcelona as që e mendojnë largimin e asturianit dhe janë gati ta blindojnë atë. Për të kuptuar që drejtuesit katalanas duan të zgjasin marrëveshjen aktuale me Luis Enriquen ka mjaftuar një deklaratë, e numrit 2 të Barcës, Jordi Mestre, i cili në një intervistë për mediat spanjolle u shpreh se klubi ka në plan t’i ofrojë rinvovimin Luis Enriques, që sezonin e kaluar fitoi plot 5 trofe me Barcelonën.

Edhe në këtë sezon me ish trajnerin e Romës dhe Celta Vigos në drejtim, blaugranat po ecin me hapa të frikshëm pasi përvecse kryesojnë La Liga me 9 pikë avantazh ndaj Atleticos ndjekëse, kanë siguruar edhe pjesëmarrjen në cerekfinalet e Champions League dhe finalen e Kupës së Mbretit. Në fakt konfirmimi i Luis Enriques edhe për sezonet që do të vinë nuk ishte vendosur asnjëherë në diskutim, dhe rinovimi i trajnerit spanjoll me Barcelonën është vetëm cështje kohe.

Shekulli Agency