Lojtari i Juventusit, Evra: ndodhemi në një situatë të rëndë, por kjo nuk ka vend për panik

Juventusi të shtunën u mund nga Napoli me rezultatin 2:1 duke pësuar disfatën e tretë radhazi në gjashtë javët e para të kapionatit italian.

111-sh-Patrice EvraFudbollisti i Juventusit Patrice Evra deklaroi se nuk mund të ketë kurrfarë arsyetimi për rezultatet e këqija të ekipit italian në fillim të sezonit, në Seria (A).

Juventusi të shtunën u mund nga Napoli me rezultatin 2:1 duke pësuar disfatën e tretë radhazi në gjashtë javët e para të kapionatit italian.

Evra mendon se të gjithë në ekip janë përgjegjës për rezultatet e dobëta të Juventusit.

“Të gjithë jemi përgjegjës. Lojtarët e rinj nuk mund të kenë arsyetim, ndërsa ata që kanë përvojë duhet tu ndihmojnë ata”, ka thënë Evra.

Ai ka shtuar se lojtarët janë optimistë duke potencuar se do të bëjë gjithçka që është e mundur të ofrojë lojë të mirë në ndeshjet e radhës.

“Ndodhemi në një situatë të rëndë dhe kjo neve na dhemb, por nuk bëjmë panik, vazhdojmë më tej. Tani na pret ndeshja në Ligën e kampionëve dhe ndeshja e kampionatit me Bolonja-n, dhe dëshirojmë ta fitojmë atë ndeshje në fushën tonë”, ka thënë Evra.

Juventusi momentalisht ndodhet i14-ti në rënditje, me 5 pikë të fituara nga gjashtë ndeshje. Në pozitën e liderit është Interi me 15 pikë nga pesë ndeshje, e ndjekur nga Fiorentina me 12, ndërsa Sasuolo dhe Roma kanë nga 11 pikë.

Shekulli Agency