Kampionati Botëror i Klubeve, Real Madrid pa Ramosin

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, njoftoi se ekipi i tij në gjysmëfinalen e FIFA Kampionatit Botëror të Klubeve kundër klubit meksikan America do të luaj pa kapitenin Sergio Ramos, për shkak të një problemi të shkaktuar gjatë udhëtimit për në Japoni.

“Ramos nuk do të luaj. Ai ndjeu diçka të pakëndshme dhe udhëtimi e ka lodhur paksa, ashtu nuk do të rrezikojmë”, tha Zidan për mediat japoneze në prag të përballjes së nesërme me kampionin CONCACAF Ligës së Kampionëve.

Shekulli Agency