Januzaj kthehet në United

januzajManchester United raportohet se ka kërkuar nga Dortmundi që të përfundohet marrëveshja për huazimin e Adnan Januzajt, në mënyrë që ai të kthehet gjatë miniafatit kalimtar të janarit në Angli.

Dortmundi, sipas “thetimes”, është pajtuar me kërkesën e “Djajve të Kuq” dhe tani Januzaj do të kthehet në Premier Ligë gjatë kësaj jave.

Sipas raportimit, marrëveshja pritet të përfundojë gjatë 24 orëve të ardhshme, ndërsa një njoftim zyrtar do të bëhet të enjten.

Januzaj në fillim të edicionit ishte huazuar për një sezon në Gjermani, por nuk ka arritur të bindë trajnerët e “Milionerëve” duke mos qenë asnjëherë i përfshirë në ekipin startues në Bundesligë.

Shekulli Agency