Infantino: Botërori me 40 ekipe

UEFA General Secretary Gianni Infantino attends a news conference after a meeting of UEFA's executive committee, on the eve of the draw of the Euro 2016 finals in Paris

Presidenti i ri i FIFA-s, Gianni Infantino, ka ripërsëritur premtimin e tij se në të ardhmen e afërt, Kampionati Botëror të organizohet me 40 shtete pjesëmarrëse. Pasuesi i Sepp Blatterit në krye të institucionit më të madh të futbollit, ka sqaruar edhe arsyet se pse dëshiron një botëror me 40 shtete pjesëmarrëse.

“Nuk është sekret që unë besoj në rritjen e Kupës së Botës me 40 ekipe”, deklaroi Infantino. “Ne me këtë u japim tetë vende më shumë mundësi për të marrë pjesë, dhe shumë vende ëndërrojnë mundësinë e pjesëmarrjes në botëror”.

Shekulli Agency