Hidhet shorti për Ligën Evropa, Skënderbeu dhe Vardari në grupin B dhe L

Në Monako sot është hedhur shorti për fazën e grupeve për në Ligën Evropa. Ekipi shqiptar Skënderbeu do të ndeshet me Dynamo Kiev, Young Boys, Partizan, ndërsa Vardari nga Maqedonia do të ndeshet në kuadër të grupit L, raporton (AA).

Kundërshtarët e kampionit maqedonas Vardar janë ekipet Zenit nga Rusia, Real Sosiedad nga Spanja dhe Rozenborg nga Norvegjia.

Të gjitha tre ekipet kanë marrë pjesë në Ligën e Kampionëve.

Ndeshjet e xhiros së parë zhvillohen më 14 shtator, ndërsa renditjen e dueleve UEFA do ta bëj në afat sa ma të shkurtër.

Finalja e Liga së Evropës do të luhet më 16 maj të vitit 2018 në Lyon.

Grupa A: Villarreal, Maccabi Tel Aviv, Astana, Slavia Prag.

Grupa B: Dynamo Kiev, Young Boys, Partizan, Skënderbeu.

Grupa C: Braga, Ludogorets, Hoffenheim, Istanbul Basaksehir.

Grupa D: Milan, Austria Vjena, Rijeka, AEK Atina.

Grupa E: Olympique Lyon, Everton, Atalanta, Apollon.

Grupa F: Kopenhagen, Lokomotiv Moskva, Sheriff Tiraspol, Zlin.

Grupa G: Viktoria Plzen, Steaua, Hapoel Ber Sheva, Lugano.

Grupa H: Arsenal, BATE Borisov, Koln, Crvena zvezda.

Grupa I: Salzburg, Olympique Marseille, Vitoria, Konyaspor.

Grupa J: Athletic Bilbao, Hertha, Zorya, Ostersunds.

Grupa K: Lazio, Nice, Zilte Waregem, Vitesse.

Grupa L: Zenit, Real Sociedad, Rosenborg, Vardar.

Shekulli Agency