Barcelona bën detyrën në Camp ndaj Levantës, duke fituar me rezultatin e thellë 4-1 në një sfidë ku Lionel Messi ishte protagonist me një asist 2 gola, por edhe me një 11-metërsh të humbur në pjesën e dytë.
Pavarësisht se dominoi me qarkullimin e topit dhe me rastet e krijuara, Barcelona nuk mundi ta zhbllokonte sfidën në pjesën e parë, por Levante e pati të pamundur ta përballonte presionin e kampionëve të Spanjës gjatë 45 minutave të dytë.
Në minutën e 50-të, Marca Bartra shndërroi në gol një asist perfekt të Lionel Messit, inspiruesit të cdo aksioni të katalanasve.
Kaq mjaftoi që Barca të clirohej psikologjiksht, për të realizuar sërish në minutën e 56 me Naymer, që u gjend në vendin dhe kohën e duhur brenda zonës së Levantes. Katër minuta më pas Messi shënpo golin e tretë për Barcën me 11-metërsh, ndërsa në të 66 Casadesus shkurtoi përkohësisht diferencën për Levanten.
Në të 75 -ën Borbalan vëshërlleu për një tjetër 11 -metërsh në favor të Barcelonës, por këtë radhë Messi gaboi shënjestër.
Gjithsesi, katër fituesi i topit të artë, shpiku një perlë të tijën në minutën e fundit të kohës së rregullt, që vulosi fitoren 4-1 të Barcelonës.
