Fognini një tifozi në Australian Open: Do ta fus topin në gojë

Tenisti kontrovers Fognini kishte spektakël të vetin, kur në një moment shau referin, ndërsa një tifozi iu drejtua me fjalët “do ta fus topin në gojë”

F-Fognini-jpgTenisti kontrovers italian Fabio Fognini pati një spektakël të vërtëtë gjatë Grand Slam-it të parë për këtë sezon, Australian Open, nga i cili u eliminua që në raundin e parë.

Fogini u mposht nga tenisti prej Luksemburgut, Gilles Muller i cili fitoi me rezultatin 3:1 (në sete 6:7, 6:7, 7:6, 6:7), ndërsa bartësi i 20-të i këtij turneu shkaktoi disa incidente verbale.

Fillimisht në setin e tretë, atij iu mor një pikë nga shkaku i përleshjes verbale me referin të cilin në një moment edhe e shau.

Në kulminacionin e hidhërimit tenisti Italian iu drejtua një tifozi të Millerit me fjalët: ”Do ta fus topin në gojë”.

Tenisti italian i lindur në San Remo, aktualisht ndodhet në vendin e 23-të të ATP listës. Edhe vitin e kaluar turneun “Australian Open” e përfundoi në raundin e parë mirëpo doli fitues në garën për çifte.

Shekulli Agency